• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në ‘Grant 2024’, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

by Java News
01/04/2024 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aplikimet në skemën Grant 2024 arrijnë në shifra rekord, duke regjistruar plot 539 kërkesa për financim të paraqitura jo vetëm nga sipërmarrësit e rinj, por edhe nga individë që kanë një ide inovatore për të bërë biznes në vendin tonë.

Lidhur me numrin e lartë të aplikimeve, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj thotë se kjo tregon besimin e fortë që sipërmarrësit e rinj kanë në potencialin e skemës së paraqitur nga qeveria shqiptare për financimin dhe zhvillimin e startup-eve të tyre. Ditën e nesërme pritet të nisë edhe procesi i vlerësimit sipas fazave të përcaktuara.

“Shpreh mirënjohjen për të gjithë 539 aplikantët që kanë treguar besim ndaj skemës GRANT 2024 të financuar nga qeveria Shqiptare. Përkushtimi juaj i palëkundur ndaj përparimit të sipërmarrjes është vërtet i lavdërueshëm

Faza tjetër e rëndësishme përfshin procesin e vlerësimit. Ky proces është krijuar për të vlerësuar meritën, qëndrueshmërinë dhe ndikimin e mundshëm të secilit projekt. Qëllimi ynë nuk është vetëm të shpërblejmë pjesëmarrjen, por të nxisim një ekosistem ku idetë dhe startup-et transformuese mund të rriten dhe të bëjnë një ndryshim të qëndrueshëm.

Ndërkohë që presim me padurim rezultatet e këtij vlerësimi gjatë muajit në vijim, kemi besim se projektet e përzgjedhura do të shfaqin talentin, kreativitetin dhe shpirtin e jashtëzakonshëm të sipërmarrjes që Shqipëria ka për të ofruar. Na ndiqni për më shumë informacione ndërsa ne nisim këtë udhëtim emocionues së bashku, duke formësuar të ardhmen e sipërmarrjes dhe inovacionit në vendin tonë. Faleminderit edhe një herë për pjesëmarrjen dhe besimin tuaj”, bën me dije ministrja Ibrahimaj.

Fondi prej 300 milionë lekësh i akorduar nga qeveria për thirrjen e këtij viti, do të ndihmojë në mbështetjen e individëve dhe startup-eve në sektorë të ndryshëm, duke u fokusuar në fushat prioritare të përcaktuara në Strategjinë e Specializimit Inteligjent të Shqipërisë (S3), siç janë: ICT, Prodhim, Energji, BPO, Agrobiznes, dhe Turizëm.

Ky fond paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të mbështetur biznese të reja inovative në fazën e tyre fillestare, deri në atë të rritjes dhe ndërkombëtarizimit. Thirrja mbështet startup-et në tre faza, duke ofruar financim për ide inovative deri në 1.5 milionë lekë, zhvillimin e biznesit në një fazë të dytë deri në 4.5 milionë lekë, si dhe në rritjen dhe ndërkombëtarizimin e sipërmarrjeve ekzistuese, të cilat do të financohen deri në 9 milionë lekë./m.j

Next Post
Përgatitje për luftë? Greqia përforcon ushtrinë, në 2030 pritet të ketë 200 avionë luftarakë modernë

Përgatitje për luftë? Greqia përforcon ushtrinë, në 2030 pritet të ketë 200 avionë luftarakë modernë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In