• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fondi për Komunitetin”, rikonstruktohet pallati në rrugën “A. Z. Çajupi”, Veliaj: Këtë vit prioritet ka “Qytet Studenti”

by Java News
09/01/2019 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse në një prej zonave më të preferuara të kryeqytetit, 22 familje në rrugën “A. Z. Çajupi” në Njësinë 5 jetonin prej vitesh në një pallat të amortizuar. Por, falë “Fondit të komuniteteve”, një projekt i nismuar nga Bashkia e Tiranës, dhe bashkëpunimit mes komunitetit e administratorit të pallatit, realiteti për këta banorë ka ndryshuar tërësisht.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u njoh nga afër me transformimin e pallatit, pas aplikimit në Fondin e Komuniteteve, çka ka përmirësuar ndjeshëm edhe jetën e banorëve. “Jam shumë krenar për banorët e këtij pallati. Dikush mund të thotë: ç’punë ka kryetari i bashkisë me një pallat, Tirana ka 5 mijë pallate. Çështja është se po nuk dhamë një model, nuk kemi se si ta kopjojmë këtë që ka ndodhur me këtë pallat, në 5 mijë pallatet e tjerët të qytetit. Do të thotë, se me pak mukajet dhe bashkëpunim nga 22 familje, duke dhënë gjysmën ata dhe gjysmën bashkia, me Fondin e Komuniteteve, mund ta kthejmë një ndërtesë të degraduar 20-vjeçare me standarde të ndërtimit të rrumpallës të viteve ’90, në një shtëpi në mes të Bllokut, vlera e së cilës shkon në 2 mijë euro metri katror”, tha Veliaj.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të caktojnë sa më parë administratorët e pallateve të tyre dhe përmes tij të aplikojnë për të përfituar nga “Fondi i Komuniteteve”. “Ftesa ime për banorët dhe duarartët e tjerë që duan të imitojnë atë që ndodhi me banorët në rrugën “Çajupi”, është të aplikojnë pranë bashkisë. Gjysmën e fondit Bashkia, gjysmën e fondit banorët, arrijmë t’i shtojmë deri në 30% vlerën pallatit. Siç e thanë edhe banorët, për 2-3 vjet, edhe investimi i tyre, vetëm prej veshjes me kapotë, kursen shpenzimet për energji”, tha Veliaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku theksoi se krahas vëmendjes për rehabilitimin e godinave të cilat shërbejnë si objekte banimi për qytetarët e Tiranës, pjesa më e madhe e investimeve këtë vit do të shkojë për investime në “Qytetin Studenti” dhe përmirësimin e kushteve të studentëve. “Do të vazhdojmë jo vetëm me investime të tilla për qytetarët e Tiranës, ata që janë aktualë, por edhe për qytetarët e ardhshëm të Tiranës. Kështu që, pjesa më e madhe e investimeve këtë vit do të jenë në “Qytetin Studenti”. Është e vërtetë që fundvitin e kaluar i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, dhe si në çdo punë tjetër ku vë dorë Bashkia e Tiranës, do të vëmë dorë edhe në ata që do të jenë qytetarët e ardhshëm të qytetit tonë, sepse sipas statistikave, 9 nga 10 studentë do rrinë në Tiranë”, tha Veliaj.

Administratori i pallatit, Gojart Salja, vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës, e cila jo vetëm ka përmirësuar kushtet e jetës për banorët e këtij pallati, por edhe ka ulur shpenzimet për ngrohje. “Në 20 vjet ky pallat s’ka pasur asnjë lloj ndërhyrje nga ana e fasadës, plus kushtet e ndërtimit të asaj kohe kanë qenë shumë të dobëta. Kemi arritur në bashkëpunim me gjithë komunitetin që të realizonim këtë projekt. Ideja ka qenë e juaja, të cilën unë e mora e përshtata dhe ua bëra të qartë komunitetit që do t’ia ndryshojmë faqen pallatit, gjithashtu do të përfitojmë edhe nga ngrohtësia që do të na japë sistemi kapot”, tha ai.

Ndryshimi është i prekshëm për të gjithë banorët në këto ditë dimri ku temperaturat janë nën zero. “Unë kam ardhur këtu në vitin 1998, në 1 Nëntor ekzaktësisht, kanë kaluar plot 20 vjet dhe e ndjej diferencën, punimet janë cilësore. E ndjej edhe diferencën që është 4-5 gradë sidomos këto ditët e ftohta të dimrit, falenderoj edhe njëherë Bashkinë, kryetarin, administratorin tonë. Të gjithë banorët ishin shumë dakord që në fillim për të bërë këtë ndërhyrje, e cila siç e shikoni duket si një ndërtesë e re dhe jo 20 vjet përpara”, tha një prej banorëve./a.meta

 

Next Post
Vendimet e qeverisë për studentët, Meta: Problemi nuk zgjidhet me dialog provokues!

Bushati dhe ministrat e rinj, Meta: Po verifikoj, pres përgjigjet e institucioneve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

November 12, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani kërcënon SHBA-të: Përgjigjja ndaj çdo sulmi amerikan do të jetë 10 herë më e ashpër!

November 12, 2026
Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

November 12, 2026
Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In