• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fondet e BE për bashkitë, flasin ekspertët: Duhet të dish si t’i marrësh dhe si t’i menaxhosh!

by A. Q
12/10/2026 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Perspektiva e vendit drejt Bashkimit Evropian ka nxjerrë një tjetër sfidë për pushtetin lokal, atë të thithjes së fondeve nëpërmjet projekteve konkurruese dhe, natyrisht, të menaxhimit sa më të mirë të tyre, me qëllimin kryesor përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Për këtë arsye, kanë nisur tashmë takimet konsultuese dhe trajnuese me bashkitë për arritjen e këtyre qëllimeve.

“Objektivi i parë është që të mbështeten bashkitë që të zbatojnë planet e tyre strategjike për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet vendore për përfitimin e qytetarëve. Dhe objektivi i dytë është që bashkitë të krijojnë eksperiencë dhe të forcojnë kapacitetet e tyre për menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian”, thotë për A2 CNN Elton Stafa, ekspert projektesh.

“Shqipëria po bën një progres shumë të shpejtë për integrimin europian dhe pritet që shumë shpejt ne duhet jemi pjesë e familjes së madhe europiane dhe bashkitë tona do kenë mundësinë e përfitimit të fondeve më të mëdha, fondeve strukturore të investimit nga Bashkimi Europian. Dhe kemi filluar që tani procesin e përgatitjes në mënyrë që të jemi gati dhe bashkitë në Shqipëri të mund të përfitojnë”.

Për këtë arsye, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë mendon se bashkitë kanë nevojë për mbështetje për të hartuar dhe aplikuar me projekte, me qëllim thithjen e fondeve nga BE-ja.

“Mendojmë që bashkitë tani nuk mund të themi që nuk janë të afta në këtë drejtim, por që kanë nevojë akoma për mbështetje në drejtim të rritjes së kapaciteteve, pasi këto lloj projektesh janë projekte konkurruese, konkurrojnë në mënyrë të barabartë me vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe ne duhet të jemi në të njëjtin nivel ë shkrimi i projekti, implementimi i projekti për të qenë dhe përfitues të këtyre projekteve”, thotë Adelina Farrici, nga Shoqata e Bashkive.

Parapërgatitja është mjaft e nevojshme, pasi, pa administrata të përgatitura dhe ekspertizën e nevojshme, fondet evropiane rrezikojnë të mbeten mundësi të pashfrytëzuara.

Next Post
Balla dhe ministri izraelit Sa’ar bëjnë homazhe te “Memoriali i Holokaustit” në Tiranë: Mirënjohje familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë!

Balla dhe ministri izraelit Sa’ar bëjnë homazhe te "Memoriali i Holokaustit" në Tiranë: Mirënjohje familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com