• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fond 255 mln euro për 41 km rrugë: BE financon autostradën Muriqan-Lezhë

by Java News
23/10/2023 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria përgatitet për të marrë fondet dhe financimet për ndërtimin e aksit rrugor Muriqan-Lezhë.

Si pjesë e autostradës adriatiko-joniane e cila do të kalojë në vendin tonë në 318 km, ky aks i parë i projektit do të jetë 41 km dhe do të ketë dyfishim të korsive ekzistuese. Janë parashikuar gjithashtu 8 kryqëzime, 23 nënkalime dhe 8 ura.

Projekti parashikon që rruga të ndërtohet sipas standardeve të kategorisë A, me shpejtësi 120 km/h. Gjithashtu një rrugë dytësore dhe shërbimi prej 24,1 km do t’i shtohen projektit për t’i ardhur në ndihmë mjeteve të transportit industrial dhe bujqësor, si dhe për të siguruar komunikimin midis dy anëve të autostradës.

Kostoja totale e projektit vlerësohet të jetë 225 milionë euro, nga të cilat 128 milionë janë kredi e ofruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), 100 milionë janë grante të aplikuara nga qeveria Shqiptare nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe 30,3 milionë do të paguhen nga buxheti.

Gjithashtu Shqipëria ka marrë një grant prej 1,6 ml euro për vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social të projektit, paraprakisht për të analizuar kosto-përfitimet e autostradës Muriqan-Balldren.

Si pjesë e projektit Europian TEN-T për rrjetin interkontinental të akseve rrugore me rëndësi strategjike, ky korridor do mundësojë lidhjen e Europës me Ballkanin Perëndimor.

Korridori adriatiko-jonian, i cili do kalojë nga Trieste në Itali e deri në Kalamate të Greqisë, do të jetë afërsisht 1,500 km. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rruga do të kalojë përmes Malit të Zi në 110 km dhe Shqipërisë në 315 km. Segmenti që përkon në vendin tonë zë 20% të projektit total dhe sipas të dhënave, së bashku me ato të Malit të Zi, infrastruktura e rrugëve ekzistuese parashikohet të rindërtohet gati 70% nga e para.

Në vendin tonë, projekti pritet të kalojë në akset Muriqan, Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, Bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, Bypass-in e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë.

Projekti ndahet në 13 segmente, nga të cilët 5 do të rindërtohen kurse 8 të tjera do të kthehen në kategorinë A me shpejtësi 120 km/h.

Afati i përfundimit të projektit do të jetë në vitin 2029 sipas BE-së./m.j

Next Post
Kurti, takim të përzemërt lamtumire me ambasadorin Minxhozi: E falënderon për kontributin e çmuar në…!

Kurti, takim të përzemërt lamtumire me ambasadorin Minxhozi: E falënderon për kontributin e çmuar në...!

Comments 1

  1. Angjelina Xhara says:
    2 years ago

    Kështu po komunikohet bukur lidhja Europë Ballkani Perëndimor.Urojmë suksese, shendet e Paqe nga Perendia

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In