• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Foltorja” online, Vangjeli: Po t’i jepnin vizë, Berisha do shkonte me not në SHBA

by A R
06/12/2021 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në studion e ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi se ish-kryeministri Sali Berisha do kishte ëndërruar ta bënte në kushte të tjera “Foltoren” e një dite më parë, ku u mblodh virtualisht me mbështetësit e tij në SHBA.

Vangjeli u shpreh se nëse do të lejohej të shkonte matanë oqeanit do kishte tentuar të shkonte edhe me not. Ai theksoi se mbështetësit që u panë në Foltore nuk janë individë që në kushte të tjera do kishin votuar për Berishën, por një pjesë e tyre janë të lodhur nga opozita e gjatë e Bashës.

“Zoti Berisha bëri me foltoren e tij të radhës, atë që do donte ta bënte ndryshe. Nëse do ta lejonin të shkonte edhe me not. Nuk mundej. Mund të pluskonte në Dhërmi për orë të tëra por nuk mund të shkonte dot andej.

Në këtë lloj revanshi të Berishës, përkrahësit e tij nuk janë njerëz që do votonin për Berishën por ajo masë demokratësh të frustruar nga opozitarizmi i tejzgjatur i Lulzim Bashës. Po t’i jepnin vizë do e kalonte Atlantikun me not. E para është e dukshme, revanshi i zotit Berisha që nuk tregon forcën e tij por dobësinë e palës tjetër. Tregon mosmiratim për zotin Basha”, tha Vangjeli.

Sipas Vangjelit, Berisha po krijon një valë anti-amerikane në Shqipëri duke bvërë bashkë individë që dëshmojnë një segment të rrezikshëm të shoqërisë shqiptare.

“Problemi i dytë është se çështja e zotit Berisha ka krijuar një valë anti-amerikanizmi në rritje në Shqipëri. Lloj lloj njerëzish anarkistë, sovranistë të rigjetur, njerëz të parealizuar në të gjitha rrethanat.

Një gamë personazhësh që për herë të parë në këto 30 vjet po dëshmojnë një segment të rrezikshëm të shoqërisë shqiptare. Berisha sa më shumë tenton të shkojë drejt Amerikës, aq më shumë po shkon drejt lindjes. Korrupsioni i bën politikanët vulnerabël dhe do ishin të gatshëm të ndryshonin edhe orientimin gjeo-strategjik të vendit. Sot ne jemi duke u operuar në pikën më kritike të ekzistencës tonë”, u shpreh ai.

/a.r

 

Next Post
“SHBA mbështet integrimin”/ I dërguari amerikan për Ballkanin në Shkup: Maqedonia e ka vendin në BE

“SHBA mbështet integrimin”/ I dërguari amerikan për Ballkanin në Shkup: Maqedonia e ka vendin në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In