• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fokusi tek zhvillimi i akuakulturës, Çuçi nga Vlora: 10 mijë ton prodhim peshku në vit, kemi përcaktuar dy zonat prioritare

by Ardit Rada
06/07/2020 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka përcaktuar tashmë zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës dhe kapacitetet prodhuese pas një studimi të financuar dhe kryer nga ekspertë të Bashkimit Europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Gjirin e Vlorës aty ku ushtrojnë aktivitet 7 subjekte të rritjes së kocës dhe levrekut. Duke iu referuar studimit, ministri tha se kapaciteti i Shqipërisë për zhvillimin e akuakulturës në det është 10 mijë ton peshk. Saranda dhe Vlora janë dy zonat prioritare për zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë blu.

“Ka pasur mangësi në një planifikim dhe strategji më të mirë të këtij sektori. Prandaj ne bashkë me ekspertët e huaj përmes fondeve të Bashkimit Europian kemi bërë studimin për të gjithë sektorin dhe kemi arritur në përfundimin që kapaciteti i Shqipërisë për akuakulturë është rreth 10 mijë ton në det. Po të fusim këtu edhe ujërat e brendshëm, pra akuakulturën nëpër liqene artificiale, dhe troftikulturën shkojmë deri në 15-20 mijë ton prodhim peshku nga akuakultura”, tha ministri Çuçi.

Studimi parashikon që koshat ku rritet peshku do të largohen nga bregu me qëllim që edhe impakti mjedisor të ulet duke rritur cilësinë dhe garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin. Në periudhën janar – maj 2020 janë eksportuar rreth 1200 ton prodhime shqiptare të akuakulturës drejt tregjeve të BE,  si prodhime me vlerë të lartë të çertifikuar sipas standardeve më të mira, deri edhe në standardin pa asnjë antibiotik, që është shumë i rrallë në Mesdhe

“Edhe pse ne kemi pranë Greqinë dhe Turqinë, që janë kampionë  përsa i përket akuakulturës, produktet tona e sidomos këto të Gjirit të Vlorës, konkurrojnë denjësisht në tregjet italiane”, tha ministri Çuçi.

Aktualisht nga subjektet e akuakulturës në Gjirin e Vlorës prodhohen rreth 3200 ton peshk, ndërsa investimet e kryera në stabilimentet e prodhimit vlerësohen në rreth 25 milionë euro. Tendenca zhvillimit të akuakulturës në botë vlerësohet me rreth 20% rritje. Edhe në Shqipëri prej vitit 2014 akuakultura është rritur me rreth 48%.

/e.rr

Next Post
“‘Venecian’ ua çova të gjitha institucioneve”/ Meta: KED të shqyrtojë kandidaturat për “Kushtetuesen”

"'Venecian' ua çova të gjitha institucioneve"/ Meta: KED të shqyrtojë kandidaturat për "Kushtetuesen"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In