Mbrëmjen e së premtes, në qytetin e Elbasanit ka zbarkuar FNSH së bashku me njësinë operacionale dhe policinë e Elbasanit.
Ata kanë bërë kontrolle në disa qytete të qarkut të Elbasanit për persona në kërkim që lëvizin me armë dhe me sende të paligjshme.
Ende nuk dihet sa persona janë shoqëruar.
Elbasani ndonëse muaj e fundit në qetësi, mbetet një prej qarqeve me krimet më të shumta.
Ndërkohë, gjatë paradites së të premtes, Policia e Shtetit, RENEA dhe FNSH zhvilluar operacion në Shijak.
Operacioni lidhet me zhdukjen pa gjurmë të Ervis Martinajt.
/f.s