• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN: Zgjatja e krizës politike dhe protestat, pasoja negative në ekonomi

by Java News
11/05/2017 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se ekonomia shqiptare po i reziston pasigurive politike, por paralëjmëron se zgjatja e krizës do të kishte pasoja negative.

“Bojkoti i opozitës, protesta publike dhe deklaratat që ata bëjnë sigurisht që e rrisin shkallën e pasigurisë politike. Deri tani ekonomia është mbajtur mjaft mirë, por një krizë e gjatë politike, pra një pasigurie e vazhdueshme dhe në rritje politike, ndoshta do t’i nxisë bizneset dhe qytetarët të bëhen më të shtrënguar në vendimet që marrin për shpenzimet dhe investimet e tyre”, deklaron Jens Reinke, shef i FMN në Tiranë.

FMN vlerëson se ekonomia shqiptare ka prodhuar lajme pozitive, veçanërisht vitin e fundit. “Për momentin çdo gjë duket se është vënë në hije nga zhvillimet politike. Por dua të them se vitin e fundit ekonomia është zhvilluar mjaft mirë. Rritja ekonomike është shpejtuar, konsolidimi fiskal ka ecur sipas programit, reformat strukturore kanë qenë gjerësisht të suksesshme”, thotë Reinke.

Por a është rritja ekonomike duke u ushqyer nga aktivitetet e jashtëligjshme, veçanërisht prodhimi i kanabisit? FMN përgjigjet për herë të parë.

“Ne nuk kemi numra por shumë vëzhgues bien dakord, që Shqipëria ka një ekonomi informale të madhe, e cila përbëhet nga disa aspekte. Një pjesë mund të jetë thjesht evazion tatimor, por sigurisht ashtu si në çdo vend tjetër ka edhe aktivitet të jashtëligjshëm dhe disa nga partnerët në komunitetin ndërkombëtar thonë se kjo është bërë më e theksuar. Unë nuk mund të them shumë për pjesën më të vërtetë të jashtëligjshme. Ne të gjithë i lexojme lajmet e gazetave rreth kanabisit, por ndoshta edhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme, por ato nuk përfshihen në startistikat ekonomike dhe ne nuk mund t’i promovojme ato”, shton Reinke.

c.a

Next Post
Vrasja e komisarit Cuku/ Autori ndodhet në Shqipëri, janë shoqëruar 4 persona

Grupi hetimor zbulon ADN-në e vrasësit të Cukut?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com