• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN: Shqipëria me rritjen më të shpejtë ekonomike në Ballkan!

by Java News
09/10/2018 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rritur parashikimin për zgjerimin e ekonomisë shqiptare në vitin 2018 në raportin e fundit të “Pasqyrës ekonomike globale” të tetorit. Tashmë Fondi pret që rritja e vendit të jetë 4% këtë vit, nga 3.7% që ishte parashikimi në raportin e mëparshëm të publikuar në prill (raporti publikohet dy herë në vit). Ky është ritmi më i lartë i rritjes ekonomike që që prej vitit 2008.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet të jetë ndër vendet që do të kenë zgjerim më të përshpejtuar ekonomik, më mirë se Bosnja (3.2%), Bullgaria (3.6%), Kroacia (2.8), Serbia (3.5), Mali i Zi (3.7%) dhe njësoj me Kosovën dhe Serbinë. Ndërsa nga vendet e Europës Qendrore e Lindore në zhvillim, ecurinë më të mirë pritet ta kenë Polonia, me 4.4%.

Ndërsa për këtë vit panorama rezulton e përmirësuar, për 2019-n, Fondi pret një rritje më të ulët se në prill. Në 2019-n, ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet me 3.7%, nga 3.8% që ishte parashikimi i mëparshëm. Ndërsa për 2023-n, pritshmëritë kanë mbetur të pandryshuara në 4%.

Inflacioni pritet të rritet gradualisht, nga 2.5% në 2018-n, në 2.9% në 2023, duke iu afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet gradualisht në 6.2% të prodhimit të brendshëm bruto në 2023, nga 7.1% e PBB-së që ishte në fund të 2017-s.

Ulet lehtë parashikimi për rritjen globale
FMN thekson në raportin e saj, që përkon me 10 vjetorin e krizës së Lehman Brother, se ekonomia globale po vijon me zgjerimin e qëndrueshëm që ka nisur që nga mesi i vitit 2016. Rritja globale e 2018–19 pritet që të mbetet në nivelet e 2017-s.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, zgjerimi është bërë më pak i balancuar dhe mund të ketë arritur kulmin në disa ekonomi të mëdha. Rreziqet negative për rritjen globale janë rritur në gjashtë muajt e fundit dhe potenciali për rritje surprizë nuk është aq i lartë.

Rritja globale është parashikuar në 3.7 për qind për 2018-19, duke u ulur me 0.2 pikë përqindjeje për të dy vitet, në raport me parashikimin e muajit prill. Në Shtetet e Bashkuara, momenti është ende i fortë, ndërsa stimulimi fiskal vazhdon të rritet, por parashikimi për 2019 është rishikuar për shkak të masave tregtare të njoftuara kohët e fundit, duke përfshirë tarifat e vendosura të importeve amerikane nga Kina. Parashikimet e rritjes janë ulur për zonën e euros dhe Mbretërinë e Bashkuar, pas surprizave që kanë ndrydhur aktivitetin në fillim të vitit 2018. Për shumë vende në zhvillim, perspektiva e rritjes ëhstë përmirësuar si rrjedhojë e çmimeve më të larta të naftës, por rritja është rishikuar në ulje për Argjentinën, Brazilin, Iranin dhe Turqinë, ndër të tjera, duke reflektuar faktorët specifik të vendit, kushtet më të forta financiare, tensionet gjeopolitike dhe faturat më të larta të importit të naftës. /Monitor/ma.me

Rritja Ekonomike
Fmn2
Fmn3
Next Post
FOTOT/ Kush është komandoja që shërbente si truprojë i Elvanës dhe Matës

Masakra në ish- Bllok/ Dëshmia e Popeskut, si nisi sherri dhe kush qëlloi i pari?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 6 policë të Shqiponjave në operacion, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Vetëm 6 policë të Shqiponjave në operacion, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

June 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

June 4, 2026
Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor! Reagon opozita

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor! Reagon opozita

June 4, 2026
“Ka tre vjet që shmang interpelancat dhe i delegon!”, Bardhi akuza Ramës: Të anulohet derisa të vijë e të japë llogari

“Ka tre vjet që shmang interpelancat dhe i delegon!”, Bardhi akuza Ramës: Të anulohet derisa të vijë e të japë llogari

June 4, 2026
Interpelanca në Kuvend/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

Interpelanca në Kuvend/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

June 4, 2026
“Marksistë-leninistë të vegjël”/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë (VIDEO)

“Marksistë-leninistë të vegjël”/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë (VIDEO)

June 4, 2026
“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit

June 4, 2026
“Zvërneci” përplas PS-PD në Parlament, opozita: Policia dhunoi protestuesit! Mazhoranca: Investimi do të bëhet

“Zvërneci” përplas PS-PD në Parlament, opozita: Policia dhunoi protestuesit! Mazhoranca: Investimi do të bëhet

June 4, 2026
Lëndime në qafë dhe kokë, mjekët tregojnë si paraqitet gjendja e efektivit të plagosur

Lëndime në qafë dhe kokë, mjekët tregojnë si paraqitet gjendja e efektivit të plagosur

June 4, 2026
“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In