• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FMN, Reinke: Presim rritje graduale deri në 3-3.5 përqind

by A R
14/01/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, është i drejtpërdrejtë kur flet për pritshmëritë e ekonomisë për vitin 2016. Ai pohon, në një intervistë të posaçme, për Monitor, se ka shumë pasiguri për rritjen, si të jashtme (çmimet e ulëta të naftës dhe rimëkëmbja e dobët në rajon) ashtu dhe të brendshme, ku përmend reformat e paplota të brendshme dhe dobësinë e vazhdueshme në administrimine taksave. Ai shkon dhe më tej kur thotë se lobimi për interesa të veçantë ka qenë ndoshta shumë i suksesshëm, dhe si rezultat, një numër i taksave dhe rregulloreve janë ndryshuar për t’iu përshtatur një numri të vogël të përfituesve. “Kjo tenton të rrisë barrën e të tjerëve, dhe të minojë konsistencën e përgjithshme të paketës”, pohon ai.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për rritjen ekonomike në 2016 në Shqipëri? Cilat janë mundësitë dhe rreziqet?

Ne presim një rimëkëmbje të vazhdueshme, të ngadaltë, me rritjen që pritet të arrijë midis 3-3.5% deri në fund të vitit 2016. Gjithsesi, ka shumë pasiguri, me rreziqet që janë kryesisht në kahun e poshtëm. Një ulje e vazhdueshme e çmimit të naftës do të dëmtojë prodhimin dhe investimet në sektorin e naftës në Shqipëri. Rimëkëmbja e ngadaltë në rajon dëmton potencialin e eksporteve të Shqipërisë. Reformat e paplota të brendshme – përfshirë konslidimin fiskal që po ecën më ngadalë se parashikimi, dobësia e vazhdueshme në administrimin e taksave, normat tepër të larta të NPL-ve–mund ta bëjnë Shqipërinë të prekshme nga goditjet për një periudhë kohe.

Çfarë ndikimi do të kenë masat kundër informalitetit në të ardhurat nga taksat, dhe gjithashtu në mjedisin për bizneset dhe tendencat e konsumit?

Qeveria ka pranuar se evazioni fiskal i përhapur është njëpengesë për konsolidimin fiskal, si dhe për drejtësinë mes kompanive dhe punonjësve. Prandaj, ajo nisi fushatën anti-informalitet që synon përmirësimin e mbledhjes së taksave. Të ardhurat tatimore do të përmirësohen në afat të mesëm, duke supozuar se masat anti-informalitet do të jenë të vazhdueshme dhe do të zbatohen në mënyrë transparente dhe të paanshme. Parashikueshmëria më e mirë në zbatimin e taksave dhe trajtimi më i drejtë i kompanive do të përmirësojë gjithashtu klimën e biznesit.

Gjithmonë e më tepër dëgjojmë mbi nevojën e krijimit të një modeli të ri ekonomik, ndërkohë që burimet aktuale të rritjes ekonomike po pakësohen. Cilat janë rekomandime tuaja, ku dhe si duhet të fokusohet qeveria?

Është ndoshta e vërtetë që ndërtimi dhe sektori me material përpunuesi (“FACON”) nuk ka të ngjarë të orientojnë rritjen ashtu siçkanë bërë në të kaluarën. Në të ardhmen e afërt, bujqësia dhe turizmi po tregojnë interes të veçantë. Megjithatë, duhet theksuar se ekonomia shqiptare ka potencial të madh rritjeje në të gjitha sektorët. Realizimi i këtij potenciali rritjeje kërkon një përmirësim të qëndrueshëm në klimën e biznesit, duke forcuar zbatimin e ligjit dhe cilësinë e administratës publike. Ne nxisim qeverinë që të vazhdojë me reforma të rëndësishme strukturore për këtë qëllim.

Cili është vlerësimi juaj i paketës së fundit fiskale dhe ndikimit të saj në ekonomi? A rrezikohet rishikimi i radhës dhe disbursimi i këstit si rrjedhojë e heqjes së taksës së biznesit të vogël?

Paketa fiskale është projektuar për të mbështetur konsolidimin fiskal, thjeshtojë taksat, dhe të mbështesë rritjen. Megjithatë, lobimi për interesa të veçantë ka qenë ndoshta shumë i suksesshëm, dhe si rezultat, një numër i taksave dhe rregulloreve janë ndryshuar për t’iu përshtatur një numri të vogël të përfituesve. Kjo tenton të rrisë barrën e të tjerëve, dhe të minojë konsistencën e përgjithshme të paketës. Ne nxisim qeverinë shqiptare që të vazhdojë përpjekjet e saj për të përmirësuar mbledhjen e taksave dhe shërbimet ndaj taksapaguesve.

Qeveria parashikon të dalë në vitin 2016 me balancë primare pozitive. Sa të arritshëm e shikoni këtë objektiv dhe planet e qeverisë për konsolidimin fiskal afatmesëm?

Arritja e objektivave fiskale për vitin 2016 dhe më tej kërkon përpjekje të vazhdueshme për të forcuar rendimentin e të ardhurave dhe menaxhimin e financave publike, për të cilat ne jemi duke ofruar ndihmë për qeverinë shqiptare. Qëllimet e përcaktuara në programin ekonomik të qeverisë janë të arritshme nën supozimet aktuale, por do të kërkojë përkushtim dhe vendosmëri.

MONITOR

Next Post

Duka: Do të luajmë shanset tona për të kaluar grupin në Euro 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In