• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FMN: Qeveria shqiptare zbatoi reformat, përfiton 73.2 mln euro kredi me terma të buta

by Java News
25/02/2017 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akordohen dy këstet e fundit të marrëveshjes së huasë trevjeçare, qeveria plotësoi detyrimet. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi dje rishikimet e fundit (të nëntë dhe të dhjetë) të programit ekonomik të Shqipërisë, mbështetur nga një marrëveshje e zgjeruar e mekanizimit të Fondit (EFF).

Përfundimi i rishikimit i lejon autoritetet shqiptare të tërheqin një hua prej rreth 73.2 milion eurosh, shumë, që e çon në total në rreth 377.3 milionë euro totalin e kësteve të marra në tre vjet sipas marrëveshjes dypalëshe, të nënshkruar nga qeveria Rama dhe FMN. Më 28 korrik 2014, Bordi Ekzekutiv miratoi një hua 36 mujore për Shqipërinë, që do të disbursohej me këste.

Kushti ishte që autoritetet shqiptare të respektonin marrëveshjet për reduktimin e borxhit publik, stabilizimin e parametrave kryesorë makroekonomikë, rritjen e të ardhurave buxhetore, si dhe uljen e deficitit buxhetor.

Marrëveshja kishte për qëllim të rivendoste rritjen ekonomike dhe kontrollin e borxhit publik, që ishte në rritje të shpejtë dhe kishte kërcënuar stabilitetin ekonomik, duke forcuar financat publike, ruajtjen e stabilitetit financiar, dhe zbatimin e reformave strukturore të fokusuara në përmirësimin e sektorit të energjisë dhe klimës së biznesit.

Miratimi i të gjitha kësteve dëshmon se qeveria shqiptare i ka plotësuar detyrimet.

Pas vendimit të Bordit, Tao Zhang, zëvendësdrejtor menaxhues dhe kryetar i tij në detyrë dha deklaratën e mëposhtme:
“Zbatimi i fortë i politikave, në bazë të mekanizimit të zgjeruar të fondit, e ka ndihmuar Shqipërinë të arrijë objektivat për korrektimin e zhbalancimeve makroekonomike dhe nxitjen e rritjes ekonomike, ndërsa ka ruajtur stabilitetin përballë sfidave të jashtme. Autoritetet kanë zbatuar reformat strukturore, duke treguar një vullnet në zbatimin e programit. Vazhdimi i angazhimit në agjendën e reformave ekonomike është thelbësor për të ruajtur këto arritje ekonomike, të reduktojë brishtësinë dhe të forcojë rritjen.

“Prioritetet kryesore të autoriteteve në periudhën e pas programit janë të përshtatshme. Ato duhet të vazhdojnë që të ndjekin konsolidimin fiskal në 2017 dhe më tej në mënyrë që të ulin borxhin publik në rreth 60 përqind të PBB-së deri në fund të 2019. Strategjia e konsolidimit duhet të përqendrohet në zgjerimin e bazës së taksapaguesve dhe përmirësimin e administrimit dhe mbledhjes së taksave. Strategjia është ambicioze dhe do të kërkojë angazhim të madh politik.

“Autoritetet ndërmorën rregullime të mëdha fiskale dhe bënë progres domethënës në fuqizimin e institucioneve fiskale. Reforma të mëtejshme në administrimin e taksave dhe menaxhimin publik financiar do të ndihmojnë në reduktimin e rreziqeve fiskale dhe do të krijojnë hapësirë fiskale për shpenzime më cilësore. Për më tepër, përmirësimi i menaxhimit të investimeve publike, dhe trajtimi i projekteve të prapambetura të investimeve të pabuxhetuara do të fuqizonte më tej besueshmërinë e qeverisë në kuadër të buxhetit afatmesëm.

“Politika lehtësuese monetare e Bankës së Shqipërisë është e përshtatshme në këndvështrimin e presioneve të ulëta inflacioniste. Autoritetet duhet të vazhdojnë të ndjekin një de-euroizim gradual, duke pasur në konsideratë rreziqet e këtij procesi.

“Sistemi bankar mbetet likuid dhe i mirëkapitalizuar dhe përpjekjet e fundit për të forcuar kapacitetet mbikëqyrëse të Bankës së Shqipërisë dhe për të adresuar kreditë me probleme (NPL) janë inkurajuese. Janë të nevojshme masa të tjera për të adresuar NPL-të, duke siguruar zbatimin e legjislacionit të ri të falimentimit. Duhet t’i jepet gjithashtu prioritet rritjes së mbikëqyrjes së institucioneve financiare jo banka dhe sigurimi i transparencës së lartë dhe standardeve të qeverisjes në zhvillimin e institucioneve të tregjeve të kapitalit”, përfundon deklarata e FMN.

ma.me
Next Post
RISIA/ Gjyqtarë maltezë do të albitrojnë në Supërligë

RISIA/ Gjyqtarë maltezë do të albitrojnë në Supërligë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In