• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

FMN: Kujdes, por Kosova shton ne pensione edhe 2515 veteranë të UÇK-së

by Java News
18/04/2018 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë tre muajve të fundit 2 mijë e 515 veteranë të rinj janë shtuar në listat e përfitimit të skemave pensionale këtë vit. Nga 34 mijë e 529 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), sa llogaritej të ishin përfitues të pensioneve të veteranëve vitin e kaluar, ky numër është rritur në 37 mijë e 44 veteranë aktualisht, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Numri i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që janë përfitues të pensioneve gjatë tre muajve të fundit është rritur në 2515 persona.Musa Demiri, zëdhënës për informim në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, ka konfirmuar se pensionin e veteranit të UÇK-së aktualisht e marrin 37 mijë e 44 veteranë.Por ditë më parë gazeta “Zëri” ka raportuar se në fund të vitit që lamë pas numri i veteranëve kishte qenë 34529.

“Aktualisht pensionin e veteranit të UÇK-së e marrin 37 mijë e 44 veteranë. Përafërsisht ka qenë numër i njëjtë i përfituesve edhe gjatë vitit të kaluar”, ka treguar Demiri.

Ndonëse numri i veteranëve në bazë të statistikave po vjen duke u rritur, numri i tyre që po largohet prej listave të përfitimit të këtyre pensioneve nuk po del kaq i madh. Deri më tani nga listat e përfitimit janë larguar mbi 1 mijë përfitues, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe i Financave e njëkohësisht këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, në një prononcim për “Zërin” nuk ka dashur të flasë sa i përket numrit të shtuar, duke thënë se nuk është kompetent.Mirëpo Shatri e ka pranuar se nuk është pritur në opinion se ky numër i përfituesve të dalë kaq i madh.

“Nuk jam kompetent ta them se ata si komision çka kanë bërë, a e kanë rritur arsyeshëm numrin apo e kanë zvogëluar, nuk jam i asaj fushe. Por, dihet se është një opinion i përgjithshëm që numri është rritur shumë dhe nuk është pritur të dalë kaq shumë edhe prej atyre që kanë qenë pjesëmarrës në luftë, edhe prej atyre që e kanë udhëhequr të dalë ky numër kaq i madh”, është deklaruar shkurt këshilltari i kryeministrit Haradinaj.

 

Kosova nuk mund ta përballojë skemën prej 100 milionë eurosh. Njohësit e çështjeve ekonomike po deklarohen se buxheti i Kosovës nuk ka potencial financiar që ta përballojë një skemë të kategorive të dala nga lufta në vlerë 100 milionë euro.

Për numrin e shtuar të veteranëve shqetësimin e kishte shprehur edhe shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar Ruud Vermuelen. Vermuelen kishte deklaruar për “Zërin” se pa një riklasifikim sipas Ligjit të amendamentuar për Veteranët e Luftës, si dhe verifikimin e përfituesve shpenzimet do të rriten dhe do t’i tejkalojnë alokimet buxhetore prej së paku 20 milionë euro.

“Pa një riklasifikim, sipas Ligjit të amendamentuar për Veteranët e Luftës, si dhe verifikimin e përfituesve shpenzimet do të rriten dhe do t’i tejkalojnë alokimet buxhetore prej së paku 20 milionë euro, duke sjellë shpenzime në 1,2 për qind të GDP-së ose ½ për qind mbi tavanin 0,7 për qind të GDP-së, që do të hyjë në fuqi sapo riklasifikimi të përfundojë”, pati thënë shefi i FMN-së në Kosovë.

Ndryshe, duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara për Mirëqenien Sociale, thuhet se numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës, duke u bazuar në gjendjen e muajit dhjetor të vitit të kaluar ishte 36 mijë e 32 veteranë. Prej tyre llogariteshin 34 mijë e 529 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), ndërsa 1 mijë e 503 familje të veteranëve, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Fushë-Krujë, ktheu trajlerin në magazinë droge, pranga 42-vjeçarit Artan Kraja

EMRI/ I gjendet kokainë në makinë, pranga të riut në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

February 8, 2026
“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

February 8, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

February 8, 2026
Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

February 8, 2026
Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

February 8, 2026
11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

February 8, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

February 8, 2026
“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In