• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN: Jemi të gatshëm për një marrëveshje të re me Shqipërinë pas zgjedhjeve

by Java News
14/01/2017 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, është optimist se rritja ekonomike e vendit do të përshpejtohet në 2016-n. Por, ai e vë theksin në domosdoshmërinë që qeveria t’u qendrojë angazhimeve të saj në lidhje me reformat, veçanërisht në taksat dhe menaxhimin e financave publike.

Në një intervistë për revistën “Monitor”, teksa marrëveshja aktuale e qeverisë shqiptare me FMN-në mbaron në shkurt, Reinke thotë se Fondi është i gatshëm për të diskutuar një marrëveshje të re pas zgjedhjeve, nëse qeveria do të dëshirojë të ndjekë këtë rrugë.

Cili është vlerësimi i ecurisë ekonomike të vendit gjatë vitit 2016?
Viti i kaluar ka qenë një tjetër sukses i matur për ekonominë shqiptare. Rritja reale ekonomike ka vazhduar të rimëkëmbet. Stabiliteti makroekonomik është forcuar më tej në kuadrin e konsolidimit të vazhdueshëm fiskal. Përkundër një mjedisi përgjithësisht të pafavorshëm botëror, ekonomia shqiptare po ecën mirë, edhe pse jo të gjitha aspiratat e shqiptarëve janë duke u përmbushur.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për ekonominë për këtë vit?
Ne presim që rritja do ta marrë veten më tej, mbështetur nga investimet e vazhdueshme, veçanërisht në sektorin e energjisë, si dhe përmirësimi i besimit në sektorin privat vendas.

Qeveria ka miratuar një buxhet të forte, që do të ndihmojë për të zvogëluar barrën e borxhit, ndërsa do të ketë burime të mjaftueshme për investime shumë të nevojshme publike dhe rritjen modeste në pagat publike dhe pensionet.

Është e rëndësishme që qeveria t’u qëndrojë angazhimeve të saj në lidhje me reformat (veçanërisht në taksat dhe menaxhimin e financave publike) dhe që buxheti do të zbatohet, siç është rënë dakord.

Cilët janë disa faktorë që pritet të kenë ndikim pozitiv apo negativ (të brendshëm dhe të jashtëm) në ekonominë shqiptare, gjatë vitit 2017?
Perspektiva pozitive për ekonominë shqiptare mbështetet në supozimin se qeveria do të vazhdojë zbatimin e reformave të saj, veçanërisht në të ardhurat buxhetore dhe në menaxhimin e shpenzimeve të saj.

Planifikimi dhe zbatimi më i mirë i investimeve është shumë i rëndësishëm për të siguruar që burimet e kufizuara të adresohen mirë dhe të investohen në mënyrë efektive. Duhet të zhvillohen mënyra më të barabarta dhe efikase të rritjes së të ardhurave – si p.sh., tatimi mbi pasurinë i bazuar te vlera.

Cila do të jetë forma e bashkëpunimit pasi marrëveshja aktuale mes FMN-së dhe qeverisë të përfundojë në shkurt?
Siç e dini, marrëveshja aktuale përfundon në fund të muajit shkurt 2017. Megjithatë, marrëdhëniet midis qeverisë dhe FMN-së përfshijnë politikën e dialogut, asistencë teknike dhe trajnim.

Ne kemi një program jashtëzakonisht aktiv për të ndihmuar Ministrinë e Financave dhe organet tatimore në forcimin e kapaciteteve të tyre dhe përmirësimin e aftësive të tyre administrative. Kjo do të vazhdojë. Ne do të angazhohemi me qeverinë për politikat fiskale dhe reformat strukturore. Ne gjithashtu jemi të gatshëm për të diskutuar një marrëveshje të re pas zgjedhjeve, nëse qeveria do të dëshirojë të ndjekë këtë rrugë.  /ma.me

Next Post
AMNISTIA/ Te burgu i grave, Manjani me tufë lulesh: 10 familje do të jenë më të lumtura

AMNISTIA/ Te burgu i grave, Manjani me tufë lulesh: 10 familje do të jenë më të lumtura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In