Agron Vraja, 52 vjeç, ish-këshilltar i Këshillit të Qarkut te Lezhes, nëpunës i këtij institucioni, nuk ia doli dot në betejën me koronavirusin, edhe pse nën kujdesin mjekësor të një prej vendeve më të përparuar të botës.
Ai fluturoi me avionët e fundit që u nisën nga Europa drejt Amerikës, ku do të shkonte për të takuar të birin student atje.
“…do na mungosh gjithë jetën dhe ne tjerëve që u rritëm bashkë, ndamë gjithçka e perditë tash 50 vjet, ishe si një vëlla kaq i mirë, një model që rrallë në jetë mund t’kesh fatin ta kesh pranë!”, shprehet prefekti i Lezhës, Z. Gjokë Jaku.
“Oh Agron Vraja… Agroni nuk ka mundesi të këtë nderruar jetë, nuk ka mundesi të na presë në besë, megjithse prej ditesh ishim në ankthin e kesaj tragjedie tënde”, shprehet Agostin Marku, prej shumë vitesh koleg e mik i tij.
“Nuk e besoj dot. Ndanim ne ditet tona te punes veç gjera pozitive se Goni i tille ishte, veç pozitivitet reflektonte”, shkruan Eduard Ndreca, kryetari i Qarkut.