• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fluturimi i parë në më shumë se 3 vite/ Putin udhëton drejt Minskut, detaje nga takimi me Lukashenkon

by
19/12/2022 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar bisedime në Minsk.

Ky është udhëtimi i parë i Putinit në më shumë se tre vjet për në Bjellorusi dhe u mbajt në mes të spekulimeve se ai do të tentojë t’i bëjë presion Bjellorusisë që t’i bashkohet luftës kundër Ukrainës.

Lukashenko i tha Putinit se çështjet kryesore në raportet e tyre dypalëshe së fundi kanë qenë mbrojtja dhe siguria.

“Kohërat e vështira kërkojnë që ne të kemi vullnet politik dhe të përqendrohemi në arritjen e rezultateve në të gjitha temat e agjendës dypalëshe”, tha Lukashenko gjatë takimit me Putinin më 19 dhjetor.

Para takimit, zyra e Lukashenkos tha se dy zyrtarët do të bisedonin së bashku me ministrat e tyre të Integrimit, ndërkaq zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë spekulimet se Rusia do të kërkojë nga Bjellorusia që të hyjë në luftë kundër Ukrainës.

Vizita e Putinit në Bjellorusi erdhi disa orë pasi forcat ruse sulmuan një rrjet elektrik dhe infrastrukturë tjetër, duke përdorur dronë kamikazë në Kiev dhe në qarqet përreth.

Putin, që ka zhvilluar pak vizita jashtë vendit që kur nisi pandemia e koronavirusit më 2020, mund të kërkojë që ta bindë Lukashenkon që të diskolojë ushtarë bjellorusë përkrahë forcave ruse në luftën kundër Ukrainës, thanë analistët dhe zyrtarët ushtarakë.

Ekspertë të tjerë thanë se lideri rus mund të tentojë që të shpërqendrojë udhëheqjen ushtarake të Ukrainës dhe të tërheqë trupat nga luftimet e ashpra në zonat lindore dhe t’i dërgojë drejt kufirit të Ukrainës dhe Bjellorusisë në veri.

Gjenerallejtënanti ukrainas, Serhiy Nayev, tha më 18 dhjetor se dy liderët ka të ngjarë që të bisedojnë për një “përfshirje më të gjerë” të ushtrisë bjelloruse në luftë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina po “përgatitet për të gjitha zhvillimet e mundshme”, duke përfshirë një sulm që vjen nga territori bjellorus.

Por, duke folur për gazetarët para nisjes së Putinit drejt Bjellorusisë, Peskov tha se raportimet se lideri rus do të kërkojë nga Lukashenko që të ketë një rol më aktiv në luftë “janë të pabaza” dhe “budallallëqe”.

Po ashtu, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, raportohet se është në Minsk për bisedime me homologun bjellorus.

Aktualisht, Rusia ka mijëra trupa në Bjellorusi për trajnime. Ekspertët kanë argumentuar se Moska po i përgatit këto trupa për një ofensivë të shkallës së gjerë në fillim të vitit të ardhshëm.

Lukashenko është një aleat i ngushtë i presidentit rus, i cili e ka mbështetur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Moska./REL

/e.d

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

COVID/ Një humbje jete dhe 3 të infektuar në 24 orë e fundit në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com