• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fluturimet nga Shqipëria më të shtrenjtat në Europë

by
27/08/2015 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fluturimet nga Shqipëria më të shtrenjtat në Europë

Mjafton një klikim në internet në faqen scyscanner për të parë skandalin e çmimeve të larta që ofrohet për pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana drejt vendeve të tjera. Për të udhëtuar në 1 shtator nga Tirana në Mynih që zgjat 1 orë e 50 min, qytetarët duhet të paguajnë 861 euro. Ndërkohë po në të njëjtën ditë, me të njëjtën kompani fluturimi, nga Milano direkt në New York që zgjat më shumë se 9 orë udhëtimi, bileta kushton vetëm 421 Euro. 440 euro më pak. Pra New York-u 9 orë udhëtim kushton më pak se gjysma e biletës së Tiranës që zgjat vetëm për 1 orë e 50 minuta fluturim. Krahasime të tilla në internet ka pafund.

Por pse qytetarët paguajnë më shtrenjtë kur udhëtojnë nga aeroporti Nënë Tereza? Drejtuesi i nje prej agjencive turistike në vend Besnik Vathi thotë se një nga aryset është numri i pakët i kompanive ajrore që fluturojnë drejt Shqipërisë. Mjafton një krahasim i thjeshtë në aeroportin e Tiranës, ku kanë fluturime të rregullta vetëm 12 kompani ajrore që bëjnë fluturime direkte në rreth 20 destinacione. Ndërsa aeroporti i Prishtinës që i shërben një popullsie më të vogël, ka rreth 22 kompani ajrore që operojnë.

Ajo që bën që çmimi i biletave në Shqipëri të jetë ndër më të lartët në Europë janë edhe taksat e larta. Për një biletë vetëm vajtje, një qytetarë që udhëton nga Tirana paguan 26.5 euro taksa, nga 12 euro që paguan një udhëtarë nga Korfuzi.

Çmimit të kripur të biletave, përveç taksave i shtohet edhe çmimi i lartë i karburantit për avionet për shkak të ekzistencës së një operatori të vetëm aktualisht në Tirana International Airport. Çmimi mesatar i një litër nafte në aeroportin Nënë Tereza rezulton të jetë 25% më i lartë se në Paris.

Shërbimet e shtrenjta aeroportuale monopol të aeroportit të Tiranës për shkak të koncesionarit të vetëm gjerman, bëjnë që tregu shqiptar të mos jetë aspak tërheqës për kompanitë low cost dhe charter. Për këtë arsye përqendrimi i kompanive të fluturimit në pak duar, bën që çmimet në Shqipëri të jenë ndër më të lartat në rajon, Evropë dhe më gjërë./ TV KLAN

Next Post

Dështon dhe Lafazanis, Greqia mbetet pa qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

December 25, 2025
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

December 25, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Ish-kreu i FRPD reagon për takimet e Salianjit në Durrës, Gjirokastër e Elbasan: Pjesëmarrje masive, lidershipi flet me nxitim! Ja 3 arritjet..

December 25, 2025
Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

Kryebashkiaku Veliaj uron Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe shpresa lind edhe në momentet më të vështira

December 25, 2025
Ish-bashkëshorti i vrau të fejuarin dhe motrën, këngëtarja shqiptare futet në Big Brother

Ish-bashkëshorti i vrau të fejuarin dhe motrën, këngëtarja shqiptare futet në Big Brother

December 25, 2025
EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

December 25, 2025
A ka Krishtlindja një origjinë pagane?

A ka Krishtlindja një origjinë pagane?

December 25, 2025
Trump humbet në Gjykatën Supreme, Garda Kombëtare “do t’i shtonte benzinë zjarrit”

Trump humbet në Gjykatën Supreme, Garda Kombëtare “do t’i shtonte benzinë zjarrit”

December 25, 2025
Shuhet në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, humb luftën me kancerin

Shuhet në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, humb luftën me kancerin

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com