• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fluturimet e Ramës si avantazh politik, jo si skandal

by A R
31/10/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë kohës që qeveriste Berisha, gazetari Lorenc Vangjeli do bënte një shkrim investigues ndaj ministrit të Mbrojtjes atë kohë, Fatmir Mediu, me titull “Mediu, ky ministër fluturues!”.

Një investigim i gazetarit Vangjeli kishte çuar në konstatimin e një numrit të madh fluturimesh të Mediut, ngjashëm siç Berisha akuzon Ramën sot. Por Vangjeli nuk shkonte deri në definicione për ta quajtur Mediun abuzues me paratë publike. Ai thjesht linte pikëpyetje të hapura mbi motivet e tyre, pasi Ministria e Mbrojtjes nuk i ishte përgjigjur një kërkese për to.

Për krahasim, Vangjeli sillte faktin se homologu britanik i Mediut kishte bërë shumë pak fluturime për të njëjtën periudhë dhe se Ministria britanike e Mbrojtjes i ishtë përgjigjur kërkesës mbi motivet e udhëtimeve, ndryshe pra nga dikasteri i njëjtë shqiptar.

E sollëm në kujtesë këtë rast për të ardhur te debati i sotëm, që në fakt nuk është bërë debat, ai mbi fluturimet e Ramës, shndërruar në akuzë bazë të Berishës ndaj tij dhe që media i përcjell më besnikëri, pa iu bërë asnjë trajtim zbërthyer se nga anon e drejta. Nga anon e drejta, pasi duket se të dy palët thonë të vërtetën, teksa ofrojnë shifra.

Berisha ofron shifrën e fluturimeve të Ramës dhe kaq, duke bërë një krahasim me ish-presidentin Bush(po pse vetëm me Bushin e jo të tjerë, para ose pas tij?!) Rama nuk e kundërshton si shifër, por ofron bilancin shumator, ku tregon se ka shpenzuar më pak se paraardhësi i tij. As kjo nuk kundërshtohet nga akuzuesit. Dhe deri në pikë Rama është në avantazh në sensin e të drejtës se nga anon ajo.

Akuzuesi, Berisha, është ndalur deri të shifra e fluturimeve, pa shkuar dot te motivet. Si duket nuk posedon ndonjë rast konkret me natyrë abuzuese, ndyshe do e kish thënë. Pra, merret vetëm me shifrën, duke e pompuar parreshtur.

Edhe Rama ofron shifrat e tij, krahasuese, pa komente të mëtejshme.

Në fakt meritojnë koment, pasi dhe ato kanë kontekstin e tyre.

Numri i lartë i fluturimeve të Ramës mund të përkthehet dhe si avantazh politik i këtij të fundit, nëse ai do i trajtonte si dinamikë diplomatike.

Fluturimet e shumta ose të pakta të një lideri janë dhe tregues performance politike, gjithnjë nëse ato rezultojnë të kenë qenë zyrtare e jo private. Dhe gjersa Berisha, te shifra e tij nuk nxjerr ndonjë udhëtim privat me fonde shtetërore, akuza është një pesë me hiç.

Le të marrim një rast konkret si shembull: vizitat e Ramës në Turqi, ato që Berisha urren më së shumti, edhe për faktin se udhëtimet e Ramës bëhen me avionë të dhënë nga Turqia.

Në 8 vite qeverisjeje, Berisha ka bërë vetëm një vizitë zyrtare në Turqi, krejt të vakët e pa peshë, ndërsa Rama e ka bërë Turqinë si shtëpinë e vetë. Dhe kur përmendim Turqinë, flasim për aleatin më të madh e të provuar të Shqipërisë, me çdo pushtet, tashmë edhe fuqi globale që dikton zhvillime po ashtu globale.

U morr si shembull Turqia, por kjo flen dhe për fuqi të tjera.

Nëse bën një tablo krahasuese të aktivitetit diplomatik të Berishës e Ramës, diferenca mes të dyve është vërtet mjaft e thellë në fluturime.

Edhe në kushte opozite madje, Rama fluturonte politikisht shumë më tepër se sa Berisha në pushtet.

Thënë ndryshe: ndërsa Rama fluturon(te), Berisha rri(nte) në vend!

(Tesheshi)

Next Post
‘Influencë e drejtpërdrejtë ruse’, Rama: Për problemin e rublave në PD keni parë vetëm majën e ajsbergut

'Influencë e drejtpërdrejtë ruse', Rama: Për problemin e rublave në PD keni parë vetëm majën e ajsbergut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In