• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fluturime nga ‘Rinasi’ më 13-15 mars/ Fotografoni biletën dhe pasaportën, në të kundërt ndëshkoheni nga policia

by Java News
12/03/2020 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Aviacionit Civil ka publikuar masat e reja lidhur me udhëtarët që do të udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Kombëtar ”Nënë Tereza”.

AAC në njoftim zyrtar thekson fillmisht se udhëtarët në këto data duhet që të kenë me vete të biletat të printuara ose me foto.
Po ashtu këshillohet që pasagjerët të nisen më herët për të mbërritur në kohë në aeroporte.

Gjithashtu vetëm një familjar mundet që të shoqërojë pasagjerin në aeroportin e Rinasit ndërkohë thekson atë që bëri me dije edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu që fillimisht ata që do të përdorin aeroportin e Rinasit duhet të konfirmojnë në sallën operative të Policisë nëpërmjet numrave 112 ose 129 për orarin e lëvizjes ndryshe nuk do të lejohen dhe do të ndëshkohen.

NJOFTIMI I AAC

Në vëmendje të pasagjerëve që do të fluturojnë nga data 13 Mars deri në datën 15 Mars nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Tiranë, 12 Mars 2020 – Për të gjithë pasagjerët që kanë për të udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt destinacioneve të tjera – përveç Italisë, fluturimi drejt të cilave është anulluar – duke nisur nga dita e nesërme, më 13 Mars 2020, ora 06:00 e mëngjesit dhe deri në mesnatën 00:00, janë të lutur që të kenë me vete, të printuar ose foto, biletat e tyre të udhëtimit.

Një njoftim i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar (AAC) citon se “bileta si evidencë e udhëtimit është e domosdoshme nëse dëshironi të arrini fluturimin tuaj”. AAC këshillon pasagjerët se duhet të marrin parasysh që në kushtet e kufizimit të qarkullimit, të nisen më herët, për të bërë të mundur arritjen në kohë në aeroport.

AAC saktëson se vetëm një familjar mund të shoqërojë pasagjerin në aeroport, gjithmonë duke patur me vete biletën e udhëtimit apo një foto të saj, si dhe pasaportën, ndryshe Policia e Shtetit nuk do ta lejojë kalimin, këshillohet nga AAC.
Ndërkohë më tej, në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se të gjithë qytetarët të cilët mund të përdorin aeroportin e Rinasit, duhet fillimisht të konfirmojnë pranë sallave operative nëpërmjet numrit 112 ose 129, orarin e lëvizjes në drejtim të Rinasit, linjën e fluturimit, si dhe kohën e lëvizjes.

“Në rast se nuk do të jenë bërë këto njoftime paraprakisht në sallat operative, pra nëpërmjet numrit 112 dhe 129, orari i fluturimit, bileta dhe personi i cili do të fluturojë, nuk do të lejohet të lëvizë në asnjë nga akset rrugore dhe do të ndëshkohet, duke respektuar qoftë dispozitat e Kodit Rrugor, por njëkohësisht edhe sanksionet e tjera të cilat kanë dalë në zbatim të situatës së emergjencës së cilës ne po kalojmë”, përcakton njoftimi.
Ky kufizim hyn në fuqi nesër, e Premte 13 Mars, ora 06:00 e mëngjesit, deri në mesnatën 00:00 të së Dielës 15 Mars 2020.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport

English version: http://www.tirana-airport.com/d/7/46/193/press-release-coronavirus/

#solidaritet #anticoronavirus

Next Post
Manastirliu: Stafet mjekësore dhe pacientët me terapi mjekimi përjashtohen nga ndalimi i qarkullimit

Manastirliu: Stafet mjekësore dhe pacientët me terapi mjekimi përjashtohen nga ndalimi i qarkullimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com