• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flutura Açka prezanton për lexuesit “1914”

by A. Q
11/10/2026 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja Flutura Açka prezanton për lexuesit trilogjinë historike “1914”, një vepër që hedh dritë mbi ngjarjet e një prej periudhave më të vështira të historisë së shtetit shqiptar: ardhjen në Shqipëri, mbretërimin dhe largimin e Princ Vidit.

E bazuar në fakte historike, trilogjia përpiqet t’u japë përgjigje shumë pyetjeve mbi ngjarjet e vitit 1914, përmes rrëfimeve në vetën e parë të personave të përfshirë në to. Për realizimin e veprës, autorja ka shfrytëzuar dokumentacionin në Holandë dhe Shqipëri, duke hulumtuar dëshmi, fotografi dhe telegrame.

“Puci i Beqir Grebenesë më ka interesuar shumë, masakra e Hormovës, vrasja e kolonel Tomson, arrestimi i Esat Pashës, përplasja e parë me rebelët. Kanë qenë momente të errëta”, shprehet Açka.

Një vend të veçantë në trilogji zë vrasja e kolonelit holandez Tomson, i cili shërbeu në Shqipëri me misionin e ruajtjes së paqes dhe humbi jetën gjatë mbrojtjes së Durrësit nga forcat kryengritëse.

“Unë dyshoj që nuk është një vrasje aksidentale, sepse po t’ia lëmë vetëm rebelëve, nuk e dimë kush e ka shtënë plumbin. Unë them që është pjesë e një komploti më të madh politik, për shkak edhe të fërkimit të Fuqive të Mëdha. Dikush ishte i interesuar për të shembur mbretërimin e Princ Vidit”, thotë shkrimtarja.

Vepra u promovua në prani të miqve, kolegëve dhe studiuesve, të cilët vlerësuan punën e autores në eksplorimin e tensioneve politike dhe ngjarjeve që kërcënuan vetë ekzistencën e shtetit shqiptar.

Trilogjia nis me lindjen e brishtë të shtetit shqiptar dhe ndjek historinë e njerëzve që u përpoqën ta mbronin ose ta përdornin atë.

Përmes ndërthurjes së fakteve historike me narracionin, Flutura Açka sjell një panoramë të Shqipërisë së vitit 1914, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe personazhet që shënuan këtë periudhë.

 

Next Post
Sulmi me 12 viktima e mbi 300 të plagosur në aeroportin e Riadit, OKB paralajmëron përshkallëzim! Arabia Saudite: Do kundërpërgjigjemi

Sulmi me 12 viktima e mbi 300 të plagosur në aeroportin e Riadit, OKB paralajmëron përshkallëzim! Arabia Saudite: Do kundërpërgjigjemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com