• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flutura Açka për “furtunën” kundër Gjebresë: Justifikim për tredhjen tuaj kombëtare

by Java News
01/03/2016 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Furtunë” mediatike ka shkaktuar intervista e Ardit Gjebresë me të burgosurin Marjan Rroku i cili po vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e dyfishtë nënë e bijë.

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka shpërthen në revoltë ndaj gjithë kësaj ndërsa sjell në vëmendje rastin e Nexhmije Hoxhës, të venë e ish diktatorit.

“Gjithë kjo furtunë në një gotë ujë për Ardit Gjebrenë, por kur duhet të bëni furtunë të vërtetë, ku jeni ju? Pak ditë më parë Nexhmije Hoxha u tall me ne të gjithë, kur me përdëllimet e saj na tregonte se në ç’qoshka të Tiranës kishte kaluar çastet sensuale me Enver Hoxhën. Askush, asnjë gazetar, deri më sot nuk i ka bërë një pyetje të thjeshtë: “Zonjë, ju keni bërë genocid, a e dini se ku duhet të jenë ata që bëjnë genocid?” Jo vetëm që nuk ia bëmë këtë pyetje, por mbushëm gazetat në faqet e para me portretin e saj, bashkë e përdëllmet dhe cinizmin se në demokraci “qenkërkësihn vrarë në trafik më shumë njerëz se ç’ka vrarë Enveri”. Atë ditë ju duhet të ishit në protestë të gjithë. As kur u varros me funeral shtetëror Ramiz Alia, me urdhër të të cilit u vranë në kufij me dhjetëra djem shqiptarë, ju nuk protestuat. Merreni me Ardit Gjebrenë, që pavarësisht mospëlqimit tim personal ndaj aktit të tij, funda nuk e ndryshon thelbin e krimit të kriminelit, as fajësinë dhe detyrimin e tij të heqjes së lirisë. Kur ju thërret Shoqëria Civile për parkun, ku jeni ju? Kur e shihni që lëndina e vetme para Galerisë Kombëtare po kthehet në kinse art, ku jeni ju? Kur ngrihen themele mu pranë pallatit ku jetoni, ku jeni ju? Kur kriminelët e rinj e të vjetër me pushtet, ju qesëndisin pa kurrfarë turpi, ku jeni ju? Kur 7 miliard lekë të Bankës Shqiptare, nuk do t’ju kthehen kurrë, ku jeni ju? Kur betonizuesit e qyteteve tuaja, dalin të pafajshëm nga dyer gjykatash, ku jeni ju?

Tani heshtni, sepse mjerisht, çështja “Adit Gjebreja” është vetëm një justifikim për tredhjen tuaj kombëtare! Të gjithë ne shqiptarët, këtej dhe andej kufirit, bashkë me mua, jemi të paaftë të mbrojmë veten, se Atdheut s’kemi ç’i bëjmë më! E mori lumi, bashkë me krenarinë tonë false shqiptare!”, shkruan Açka.

Next Post

Enver Hoxhaj sërish Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In