• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enver Hoxhaj sërish Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës

by Aalison Pearse Stevens
01/03/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhja e Hashim Thaçit president i Republikës së Kosovës, ka lënë dy pozita boshe në ekzekutivin e vendit – atë të Ministrit të Jashtëm dhe të Zëvendëskryeministri.  Këto pozita së shpejti pritet të plotësohen pasi që të dielën Thaçi ka përgatitur letrën e dorëheqjes nga të gjitha funksionet publike dhe funksionet në Partinë Demokratike të Kosovës që i ka ushtruar deri më tani.

Letra i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministrit Isa Mustafa, Kryetares së KQZ-së Valdete Daka si dhe organeve të PDK-së dhe ka këtë përmbajtje: “Bazuar në nenin 88 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, për shkak të rrethanave juridike dhe faktike të krijuara me rastin e nominimit tim si kandidat për President të Republikës së Kosovës si dhe me qëllimin më të mirë që të zhvillohet procedurë e rregullt kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës, në frymën e standardeve demokratike dhe kushtetuese të mishëruara me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Ju informoj se jap dorëheqjen time nga të gjitha funksionet publike që i kam ushtruar deri më tani duke përfshirë edhe të gjitha funksionet në Partinë Demokratike të Kosovës”. Ndërkaq, as vendimi i Kryeministrit Mustafa nuk ka vonuar i cili e ka liruar Hashim Thaçin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës dhe ministrit të Punëve të Jashtme, duke e obliguar kështu zyrën e kryeministrit për zbatimin e këtij vendimi.

Burime të Koha.net nga Ministria e Jashtme kanë thënë se postin vakant në këtë ministri do ta zë paraardhësi i Thaçit. “Po, pritet që së shpejti të emërohet ish-ministri Enver Hoxhaj në këtë post. Se kur do të ndodh saktësisht nuk e di, por është pothuajse e sigurt se Hoxhaj do të jetë zëvendësues i Thaçit për postin e ministrit të Punëve të Jashtme”, ka thënë burimi brenda MPJ-së, që nuk deshi të identifikohej. Ndërkaq, burime tjera nga Qeveria e vendit nuk kanë dashur të deklarohen nëse gjatë marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe PDK-së për të qeverisur me vendin kanë qenë të parashikuar edhe emrat që do të zëvendësonin Thaçin në postet e lëna bosh. “Nuk kemi diçka konkrete ende, por plotësimi i posteve të lëna bosh nga tashmë presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, do të zëvendësohen në koordinim mes partnerëve të koalicionit”, ka thënë ky burim për Koha.net. Si opsion për të zëvendësuar Thaçin në postin e ministrit të Jashtëm është përmendur edhe ministri aktual i Brendshëm, Skender Hyseni, kurse për postin e zëvendëskryeministrit të parë është përmendur si emër i mundshëm edhe ministri aktual i Bujqësisë, Memli Krasniqi. Kurse për drejtimin e partisë, PDK, më i përfoluri deri më tani ka qenë kreu aktual i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Next Post

Hoffman: Në Shqipëri ka varfëri të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In