• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një mesazh për burrat kurva!

by
25/08/2015 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flutura Açka*

Dikur nga mesi i viteve 80-te, kur si studente rropatesha trenave të stërngadalte shqiptare, tek kthehesha një së shtunë nga Tirana për në shtëpi, rasti i dha të isha ne një vagon, dhe madje fqinjë në stol me Parashevi Simakun.

Bri saj, një i njohuri i saj, udhëtar i rastit si ajo (me gjase ndonjë lloj artisti), po përpiqej t’i bënte shoqëri dhe ta argëtonte me ca si shakara, që m’u ngjanë më shumë si përpjekje për t’ia lypur pa turp.

Një çast, ndërsa flisnin, ajo përmendi ligjin kapitalist të shfrytëzimit të njeriut NGA njeriu’ dhe se si kapitalizmi e zbatokërka aq pa mëshirë. Qejfliu ynë, udhëtari i rastësishëm, u hodh shpejt në sulm, dhe i tha: “Jo Parashevi, e ke gabim, është ligji i ‘shfrytezimit të njeriut MBI njeriun’, dhe qeshi me një latyrisje vetëkënaqësie që kishte gjetur një formë aq artistike t’ia thoshte pretendimet e ‘shefit të tij nën pantallona’. Parashevia qeshi lehtë sa për të thënë dhe ndërroi bisede. Më pas nuk kujtoj gjë, por shpejt mbërriti stacioni i Kavajës.

M’u kujtua kjo histori vitesh të shkuara këto ditë tek lexoja fjalet e një kolegu të saj për të, dhe ca simotra të saj, mes tyre dhe Vaçe Zelën. Keto rreshta nuk janë në mbrojtje të këtyre grave, por në funksion të distancimit nga ky lloj arti dhe mllefi Seksist të shëmtuar, fyes, inatçor, denigrues dhe te pakulturuar ndaj artisteve femra.

Për llojin e muzikes se Gj. Lekës nuk mund të flas, se nuk jam specialiste, por di te them se nuk shquhet kushedi çfarë, në një kohë kur kemi nevojë për art të vertetë nga ky dominim i vulgaritetit. Gjithsesi, shqetësimi im ka lidhje me gjuhën e poshtër dhe këllirën me sens seksist ne gjykimin e kolegeve femra. Që një grua te jetë kurvë, nuk është ndonjë fatalitet i madh… sepse edhe mund ta justifikoj (në rrethana të caktuara duke qenë seks më i dobët, për interesa te caktura apo qoftë për kënaqësi). Fundja nuk do të japë llogari për mënyrën se si e përdor biologjinë e saj.

Por një burrë-kurvë është gjëja me e neveritshme mbi dhe. Dhe te tillë burra-kurva në Shqiperi ka shumë, ka patur shumë edhe në kohën që i referohet Gj. Leka. Por ai nuk i përmend, sepse problemi është të përbalten femrat kolege.

Në asnjë rast te vetëm nuk kam pare që ai dhe kolege të tij Seksistë të thonë një gjysmë fjale për politikën-kurvë, për artistë-kurvarë, për horra që vodhen dhe rropën Shqipërinë. Asnjëherë! Fundja në kohën e errët kur ‘mbreteronin’ Zela, Simaku e të tjera, ato ishin të paktat regetima që ndryshonin nga minatorët, montateret, kipistet, tezgjahistet, e modele të tjera qe iu imponuan grarimit shqiptar. Edhe me ‘kurvërimin’ e tyre, ato e benin njëfarë ndryshimi.

Ndërsa kurvat e vërteta që vranë e prenë, janë shpesh në ekrane dhe po aq të nderuar sa dikur ose janë varrosur me ceremonira shtetërore. Të paktën Vaçja, Parashevia, e te tjera iken dhe ikja a tyre është ndjesë e heshtur. Se paku unë kështu e kam lexuar, edhe pse nuk jam e bindur për fajësine e tyre. Dhe kjo vijane këllirë kundër femrave artiste është e përsëritur, e qëllimtë që është produkt i një shoqërie burrashe, edhe me tej: maçoiste. Deri kur?

Shkrimtarja Flutura Açka ka hyrë në debatin që kanë shkaktuar rrëfimet e Gjergj Lekës për disa kolege këngëtare në vitet ’80. 

Next Post

Masat e Bashkisë Tiranë, 200 mijë lekë gjobë nëse hedh cigaren në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

January 16, 2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

January 16, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In