• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fluksi i turistëve, Veliaj: Kemi nisur një super aksion për pastrimin e mbetjeve, me dyfishim të shërbimit; masa për supermarketet që hedhin mbeturinat në koshat për familjet

by Java News
26/06/2024 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga inspektimi i punimeve për shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka nisur një super aksion për pastrimin e mbetjeve në qytet, për shkak të dyfishimit të mbeturinave nga fluksi i madh i turistëve që po vizitojnë kryeqytetin.

“Është dyfishuar numri i mbeturinave në qytet dhe kjo është më se normale sepse ka shumë turistë që konsumojnë, qoftë në koshat e lagjeve, qoftë edhe në koshat e rrugëve. Ne turizmin patjetër që e duam, kështu që do të dyfishojmë shërbimin dhe do të shtojmë shumë njerëz dhe mjete në terren, por nga ana tjetër do të shtojmë edhe masat, sidomos për supermarketet. Nuk i kushton asgjë supermarketeve që t’i paketojnë kutitë. Një kuti e cila është 100 kg ose 150 kg, si volum zë praktikisht gjysmën e një kazani dhe i detyron mbetjet e tjera që të derdhen jashtë. Derdhja e mbetjeve jashtë shton kafshët e rrugëve, insektet, zvarranikët, brejtësit dhe dëmton gjithë higjenën në qytet”, tha Veliaj.

Ai paralajmëroi masa për të gjitha supermarketet dhe fasoneritë që i hedhin mbetjet në koshat për mbeturinat familjare. “Kemi ngritur një task-forcë bashkë me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe inspektorët e higjenës në terren, dhe do të jemi vërtet të rreptë, sidomos me supermarketet, me ata që hedhin mbeturinat e lëndës së parë nëpër fasoneri, me ato që kanë restorante dhe ushqimin organik i hedhin te kazani i lagjes. Na duhet bashkëjetesë dhe aty ku bashkëjetesa nuk bëhet me hir, do të bëhet me pahir dhe me organet ligjzbatuese”, shtoi Veliaj./m.j

Next Post
Skandali në spitalin Onkologjik, flasin pacientët: Nuk është hera e parë e as e fundit

Skandali në spitalin Onkologjik, flasin pacientët: Nuk është hera e parë e as e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com