• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fluksi i klandestinëve, vendet e BE-së diskutojnë masat për parandalimin

by
24/04/2015 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mbledhur me urgjencë në Bruksel, siç kërkoi këtë fillim jave Presidenti Donald Tusk, krerët e shteteve dhe qeverive evropiane, shqyrtuan veprimet e reagimit të Bashkimit Europian për të parandaluar trafikun e qenieve njerëzore e për të zgjidhur krizën humanitare, ndërkohë që 24 trupat e vetëm të gjetur, ndër gati 900 të mbyturit e fundjavës së kaluar në Mesdhe, përcilleshin me nderimet e fundit nga autoritetet italo-malteze.

Donald Tusk, President i Këshillit të Bashkimit Europian, u shpreh: “Liderët u pajtuan mbi fushat prioritare të veprimit: së pari, ata i kërkuan Përfaqësueses së Lartë që të përgatisë veprimet në mënyrë që të kapen dhe shkatërrohen rrjetet e trafikut përpara se ato të mund të veprojnë. Natyrisht, kjo do të bëhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të respektimit të të drejtave të njeriut. Ne do të rrisim bashkëpunimin kundër trafiqeve e kontrabandës, duke punuar përmes Europolit dhe me vendosjen e oficerëve të emigracionit tek vendet e treta. Në fund, ne do të bëjmë më shumë në mbrojtjen e refugjatëve. Bashkimi Europian do të ndihmojë vendet anëtare në linjën e përballjes me presionin dhe do të koordinojë rregullimin e më shumë njerëzve në Europë mbi baza vullnetare dhe me një mundësi për zhvendosje emergjente”.

Jean-Claude Juncker, Presidenti i KE-së, theksoi: “Fondet e akorduara për Triton shkojnë në 120 milionë euro çfarë korrespondon me shumën që ishte caktuar për Mare Nostrum. Unë jam shumë i kënaqur që shumica e kryetarëve të shteteve dhe qeverive deklaruan kontribute në aspektin e pajisjeve: anijeve, helikopterë e me radhë, kështu që ne do të forcohemi në burimet tona fizike dhe të personelit. Ne do të nisim me përvojën pilot sa i përket shqetësimit për zgjidhjen. Kjo do të bëhet në baza vullnetare. Për momentin në baza vullnetare, sepse ne nuk kemi një tekst ligjor që të na lejojë ta bëjmë atë në mënyrë të detyrueshme”.

Konkluzionet e samitit europian nuk kënaqën plotësisht “Amnesty International”, që mblodhi mijëra protestues përpara selisë së Këshillit. “Nuk shpëtuan jetët, por fytyrën e tyre me këtë operacion”, ishte reagimi i menjëhershëm i zyrës europiane të kësaj organizate, duke theksuar se “Triton nuk është zgjidhje, nëse nuk i ndryshohet mandati”.

Polaku Donald Tusk u shfaq mjaft i sinqertë kur qartësoi që në nisje të samitit se “askush nuk mund të kishte iluzione për zgjidhjen brenda ditës”. Por, thirrjes për vendosmëri politike të Joseph Muscat, kryeministrit të Maltës, vendi i të cilit po përballet me fluksin e refugjatëve, iu përgjigjën më me solidaritet vendet nordike dhe ato të Europës Lindore. Presidenti francez Hollande u shpreh për ndihmë, por pa dhënë detaje.

Kryeministri britanik Cameron u deklarua “për mbështetje buxhetore ndaj stabilizimit të vendeve fqinje” e numëroi 3 helikopterë, dy anije patrullimi kufitare dhe një nëndetëse, por me kusht që njerëzit e ndihmuar në det të përcillen, ndryshe nga ç’ parashikon e drejta ndërkombëtare, “në shtetin më të afërt të sigurt europian dhe të mos riatdhesohen në Britaninë e Madhe”.

Martin Schulz, Presidenti i PE-së, argumentoi më herët se BE-së i nevojitej një sistem kuotash në këtë kuadër: “90% e emigrantëve e gjejnë veten të shpërndarë mes 10 vendeve, ku 50% e tyre e gjejnë veten në Suedi, Itali, Gjermani dhe Francë, kur jemi 28 shtete anëtare. Kur ka vend për 500,000 njerëz, është në rregull, por kur ne duhet t’i mbyllim ata në një numër më të vogël shtetesh, kjo nuk funksionon”.

Pavarësisht problemeve, Stefan Löfven, kryeministri suedez siguroi refugjatët për të drejtën ligjore të azilit, ndërsa homologu i tij, Mark Rutte, deklaroi se “Holanda ka gjithmonë vend për njerëzit që janë vërtet në nevojë dhe i plotësojnë kushtet”, por problemi qëndron se shumë vende të tjera nuk kanë të njëjtin solidaritet sipas tij. Për kryeministrin e Luksemburgut, Bettel, “emigrimi është një problem ndërkombëtar, jo vetëm europian”.

Përgatiti: Arta Tozaj-TCH

Next Post

Shqipëria, ndër vendet më pak të lumtura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mësuesja në Kamëz tmerron nxënësit e klasës së parë: Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!

Mësuesja në Kamëz tmerron nxënësit e klasës së parë: Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!

May 5, 2026
Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

May 5, 2026
Raporti i PE për Shqipërinë, Berisha: Dokument i qëndrimeve tona të drejta! Rama akuzohet për…

Raporti i PE për Shqipërinë, Berisha: Dokument i qëndrimeve tona të drejta! Rama akuzohet për…

May 5, 2026
Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

May 5, 2026
Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

May 5, 2026
Nga informaliteti te rritja e të ardhurave nga TVSH/ Gati plani me 8 pika për sezonin turistik

Nga informaliteti te rritja e të ardhurave nga TVSH/ Gati plani me 8 pika për sezonin turistik

May 5, 2026
Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë

Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë

May 5, 2026
PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve  Servet Pëllumbi

PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve Servet Pëllumbi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur!

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur!

May 5, 2026
19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë

19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In