• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Fluks i madh makinash në disa akse rrugore të vendit, ja çfarë thotë Policia

by Java News
30/07/2017 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Policisë Rrugore ben me dije situaten e pergjithshme ne akset rrugore te vendit te cilat kane ngarkese te larte, fluks automjetesh dhe si pasoje rradhe te gjata.

Nga ora 16:00-19:30 situata e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset qe përshkojnë zonat verore turistike paraqitet si më poshtë:

  1. Aksi rrugor Tiranë –Durrës – Gjiri i Lalzit, ka aktualisht fluks shumë të lartë lëvizje që ka filluar rreth orës 16:30, kryesisht në Mbikalimin e Maminasit për shkak të përqëndrimit të mjeteve në korsinë e kthimit nga Gjiri i Lalzit drejt Tiranës. Patrullat e Policisë Rrugore Durrës në bashkëpunim me ato të forcave shtesë nga Tirana dhe Shijaku njoftojnë se situata është nën monitorim permanent deri në kalimin në një trafik normal.
  2. Aksi Rrugor Fushë Milot – Kryqëzimi i Shënkollit – Kryqëzimi Shëngjinit – Lezhë –Shkodër, ka marrë ngarkesë të madhe në kthim rreth orës 17:00. Ngarkesa në lëvizjen e mjeteve mbasdite është në drejtim të daljes prej plazheve: Tale, Shëngjin dhe Velipojë. Pushuesit me mjetet e tyre janë në kthim kryesisht për në zonat përreth si Laçi, Miloti, Mirëdita, Lezha, Kruja dhe Tirana.
  3. Aksi rrugor Vlorë – Radhimë – Bregdeti, ka aktualisht fluks të lartë lëvizje kthimi nga Rrradhima për në drejtim të hyrjes në Vlorë dhe dalje nga Vlora për në drejtim të Fierit nga ora 16:00 e në vijm.
  4. Lëvizje të ngarkuar të mjeteve ka tani veçanërisht në segmentin rrugor nga Radhima-Kalaja/Uji Ftohtë Vlorë deri në dalje të Vlorës.
  5. Aksi rrugor Levan – Fier – Lushnjë ka aktualisht ngarkesë të përballueshme dhe po ndiqet nga drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore Fier dhe Lushnjë.
  6. Aksi rrugor Harku Berdices- Muriqan ka fluks shumë të lartë trafiku si rezultat i mjeteve që futen nga Mali Zi.
  7. Shërbimet e Policisë të Rendit dhe Sigurisë Publike si dhe Policisë Rrugore të planifikuara janë të vendosura sipas planit që prej orës 16:00. Situata po ndiqet me vëmendje maksimale edhe nga grupi i drejtimit pranë DPPSH. Policia Rrugore këshillon:

    1.Respektoni distancën e sigurisë në udhetim.

    2. Mbani korsinë e djathtë dhe evitoni parakalimet e gabuara dhe daljen në korsinë e kundërt pasi kjo mund t’ju kushtojë gjobë dhe pezullim të lejedrejtimit.

    3. Kujdes me shpejtesinë; Duke tejkaluar shpejtesinë mund të “fitoni” maksimumi 20 minuta, por mund të jeni “pre” e radarëve të Policisë Rrugore dhe mund të mbeteni për një deri tre muaj pa lejedrejtimi dhe ky është një telash më shumë për ju.

    4. Në çdo rast vendosni rripat e sigurimit dhe kaskot, lidhni fëmijët në sediljet e pasme, kështu kthimi nga pushimet do të jetë më i sigurtë.

    5. Nëse keni konsumuar alkool është më mirë që mjetin ta drejtojë bashkëshortja ose dikush tjetër që nuk ka përdorur alkool.

Next Post
PDIU dënon dhunën e ushtruar nga PD në fushatën elektorale në Dibër

PDIU i përgjigjet presidentit grek për ndërtimet në Dhërmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

June 23, 2026
Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

June 23, 2026
Kërcënimet me bombë në Xhorxhia, çfarë po hetojnë zyrtarët e inteligjencës amerikane

Penetroi të gjitha sistemet amerikane/ Pse administrata Trump i dha Anthropic vetëm 90 minuta për të tërhequr modelin e saj më të ri të inteligjencës artificiale

June 23, 2026
“Ka shumë interes për ta vrarë projektin për shkak të Trump”, Rama për FT: Pa Kushner, askujt nuk do t’i interesonin flamingot apo Shqipëria

“Ka shumë interes për ta vrarë projektin për shkak të Trump”, Rama për FT: Pa Kushner, askujt nuk do t’i interesonin flamingot apo Shqipëria

June 23, 2026
“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

June 23, 2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

June 23, 2026
Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

June 23, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

June 23, 2026
“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

June 23, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi për ditën e sotme nga Jorgo Pulla, ja çfarë parashikohet për të gjitha shenjat

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In