• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Flota 1 mld $ e Roman Abramovich/ Oligarku rus posedon 5 jahte ndërsa autoritetet luftojnë për të sekuestruar pasuritë e tij

by Java News
02/04/2022 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oligarku rus, Roman Abramovich, zotëron ose është i lidhur me një koleksion prej pesë jahtesh të vlerësuara pothuajse 1 miliard dollarë.

Këtu përfshihen disa anije, pronësia e të cilave mbeti e fshehtë deri këtë javë.

Një hetim i prestigjiozes “Financial Times” mbi pasuritë e miliarderit ka hequr velin e fshehtësisë që ai ruan mbi pasurinë e tij, edhe pasi Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione.

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE po përpiqen të identifikojnë të gjitha asetet në pronësi të oligarkëve të sanksionuar.

Abramovich tashmë u raportua gjerësisht se ishte pronar i Solaris dhe Eclipse – me vlerë 474 milionë dollarë dhe 437 milionë dollarë.

Por FT-ja zbuloi këtë javë se ai zotëron gjithashtu Halo dhe Garçon, të cilat të dyja janë ankoruar në Antigua.

Qeveria e Antiguanit nuk ishte në dijeni të pronësisë së anijeve të ankoruara në ishull – përpara hetimeve nga FT – duke nënvizuar shkallën e sfidës me të cilën përballen autoritetet për zbatimin e sanksioneve.

Tom Keatinge, drejtor i Qendrës për Krimin Financiar dhe Studimet e Sigurisë në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara tha se, qeveritë, bankat dhe institucionet e tjera që përpiqen të zbatojnë sanksionet duhet të lundrojnë në një botë ku “gjurmët e pronësisë janë të ftohta dhe shndërrohen në një mjegull”.

Halo dhe Garçon vlerësohen respektivisht në 38 milionë dollarë dhe 20 milionë dollarë dhe tani rrezikohen të sekuestrohen.

Në një letër drejtuar komisionerit të lartë britanik në Barbados në lidhje me jahtet, ministri antiguan i Punëve të Jashtme, Paul Chet Greene tha se, ishulli do t’i “sigurojë ndihmë të plotë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar” nëse merr një kërkesë sipas Ligjit të ndërsjellë të dy vendeve.

Letra vinte në dukje se Antigua kishte kërkuar informacion mbi kompaninë që zotëron dy varkat.

Në përgjigje, komisioni i lartë britanik u dha autoriteteve të Antiguanit një letër, të parë nga FT-ja, “nga Agjencia e Hetimit Financiar të Ishujve të Virgjër Britanikë, e cila thotë se pronari përfitues i Ëenham Overseas Ltd është Roman Abramovich”.

Letra gjithashtu tregon se adresa e miliarderit në Zvicër është renditur thjesht si “Immeuble, Gatzby Le Magnifique”, që përkthehet si “Ndërtesa e Madhe e Gatsbit”.

Keatinge e përshkroi aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të kërkuar informacion të plotë të pronësisë së kompanive të regjistruara në ndonjë nga territoret e saj jashtë shtetit ose varësitë e kurorës si “arma e saj më e fuqishme globale” në luftën kundër sekretit financiar.

Megjithatë, ai ngre pyetje se “sa është duke u përdorur ajo armë”?

Një person me njohuri për koleksionin e varkave të Abramovich dhe tregon se oligarku gjithashtu mund të jetë ende pronar i Sussurro, jahtit të parë që bleu në 1998, pavarësisht raporteve se ai ia kishte dhënë një ish-gruaje në një divorc.

Personi që identifikoi saktë dy jahtet në Antigua se i përkisnin Abramovich tha për FT-të se oligarku ende zotëronte Sussurro.

Pronari i anijes është i shënuar në regjistrat detarë si Vesuvius International Limited në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Dokumentet e BVI-së tregojnë se kjo kompani ishte çregjistruar atje në 2017.

Një tjetër Vesuvius International u regjistrua në Jersey po atë vit.

Pronari i Vesuvius International me bazë në Jersey është renditur si Wotton Overseas Holdings Limited.

Ky ent – i cili u zhvendos nga BVI në Jersey në 2017 – është gjithashtu pronar përmes një filiali të një helikopteri që është fotografuar duke u ulur në Solaris të Abramovich disa herë.

Shërbimet e gjurmimit detar tregojnë se Sussurro, që do të thotë “pëshpëritje” në italisht dhe vlerësohet në 11 milionë dollarë, është ankoruar në La Ciotat në jug të Francës – i njëjti port ku qeveria franceze muajin e kaluar sekuestroi një superjaht 116 milionë dollarësh që i përkiste një kompanie të lidhur, me Igor Sechin, kreun e grupit rus të naftës Rosneft.

Kompania e menaxhimit të Sussurro është Blue Ocean Management, një kompani me bazë në Qipro që menaxhon gjithashtu Le Grand Bleu, një superjaht 113 metra që Abramovich thuhet se ia ka dhënë bashkëpunëtorit të tij të biznesit Eugene Shvidler.

Mbretëria e Bashkuar e vendosi Shvidlerin nën sanksione javën e kaluar.

Letra nga agjencia e hetimit financiar të BVI-së drejtuar homologëve të saj britanikë zbulon gjithashtu se pronari i Le Grand Blue – Ashchurch Holdings Limited – është në pronësi të “Zarui Shvidler”.

Gruaja e Shvidlerit njihet zakonisht si Zara Shvidler.

g.kosovari

Next Post
Putin do ta shtypë butonin e kuq?! Franca dërgon ilaçe në Ukrainë, përfshirë jodin që përdoret në rast të një shpërthimi bërthamor

"Gatishmëri të veçantë"/ A është gati Rusia të përdorë armë bërthamore në Ukrainë? Ja rreziku i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

January 24, 2026
“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

January 24, 2026
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Edi Rama i ka ditët e numëruara

January 24, 2026
Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

January 24, 2026
“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojnë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Irena Gjoka mohon akuzat/ Avokati: Lojë politike, vendim i shuar! Ndikim i pastër i shërbimeve greke…

January 24, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In