• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Florin e gjeta të vdekur me plagë thike në spital”/ Dëshmia e vëllait: Kishte kohë që s’kishte kontakte me Sanxhaktarin, s’di pse e kërkoi…

by Java News
29/08/2020 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në deklarimin e tij, vëllai i viktimës, Misto Baholli, (Endriti) sqaron se ditën e ngjarjes, një grua e quajtur Mira Bebi i ka thënë që i kërkoi numrin e Florit shtetasi Alion Sejdini dhe ajo ia ka dhënë, duke e pyetur a bëri mirë.

Vëllai i viktimës sqaron se ka vajtur të njoftojë Florin te banesa e tij te Stacioni i Trenit, por e ka gjetur në gjumë dhe nuk ka mundur që t’i thoshte se i kishin kërkuar numrin e tij.

Është bërë me dije në orën 05:00 të mëngjesit, kur ka vajtur në banesë shtetasi Endri Baku dhe i ka thënë se ç’po ndodhte me vëllanë e tij te lokali në fjalë.

Kur ka vajtur te lokali, ka parë shiritat e Policisë dhe në spital ka arritur të shohë vëllain e tij të vdekur nga goditje, sipas tij me thikë, në krahë, kokë dhe këmbë.

Shtetasi Endri Baholli sqaron se në dijeninë e tij, Flori kishte kohë që nuk kishte kontakte me Sokol Sanxhaktarin dhe nuk ka dijeni se përse e kërkoi ai numrin e tij.

Deklaruesi dorëzon celularin e vëllait të tij që ia dha shtetasi Endri Baku, si dhe një aparat regjistrimi pamjesh filmike DVR, të cilën ia ka dhënë një grua e quajtur Alketa, e cila ka një biznes me lodra aty afër vendit të ngjarjes.

Sende, të cilat janë administruar nga ana e Policisë me cilësinë e provës materiale. Është vijuar me këqyrjen e ambienteve të brendshme të bar kafe “Piazza”, të vendit të ngjarjes dhe pikërisht mbi tavolinën e qëndrimit të personave lidhur me ngjarjen.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar dy vrima: njëra në tavan, material druri, e cila ka shpuar dhe qeramikën lart dhe vrima tjetër mbi vetratën e xhamit në një tra druri, e cila ka shpuar dhe një tubacion nga sistemi i kondicionimit të lokalit, të pasqyruara dhe në procesverbalin e këqyrjes, shoqëruar me fotografi kriminalistike.

Janë pyetur si persona që tregojnë rrethanat e hetimit kamerieri i lokalit, shtetasi Enea K.. Ky shtetas sqaron se rreth orës 21:15, në lokalin ku punon si kamerier kanë ardhur disa persona, prej të cilëve ka njohur vetëm shtetasin Sokol Sanxhaktari.

Këta persona nuk kanë marrë porosi, pasi një person tjetër ua solli me tabaka pijet alkoolike nga një ambient tjetër, për të cilin nuk ka informacion. Kur ka qenë në verandën e lokalit, rreth orës 22:15, ka dëgjuar një krismë nga brenda lokalit dhe kur ka thyer kokën, ka parë personat që po qeshnin dhe është larguar nga lokali duke marrë sendet e tij.

Në lokal nuk ka pasur persona të tjerë, sipas deklaruesit. Është pyetur si person që tregon rrethana të hetimit shtetasi Shkëlqim A., pronari i lokalit në fjalë. Ky shtetas sqaron se ka parë që në lokal janë futur në ambientet e brendshme disa persona rreth orës 21:00. Prej tyre ka njohur shtetasit Sokol Sanxhaktari dhe Florian Lamçe. Këta persona nuk kanë marrë porosi, pasi një djalë ua solli nga jashtë me tabaka pijet e tyre.

Sipas deklaruesit, ai nuk ka parë dhe as dëgjuar asgjë dhe është larguar nga lokali rreth orës 01:00 të natës, duke lënë aty vetëm rojën dhe personat që qëndronin në ambientin e brendshëm të lokalit. Është bërë me dije në lidhje me ngjarjen në orën 05:00 të mëngjesit nga roja i lokalit.

I pyetur në lidhje me xhamin e shpuar, sqaron se e ka hequr një xham të vetratës që ishte i shpuar dhe i thyer dhe e ka lënë në ambientet e picerisë së lokalit. Në lidhje me dy shtetasit që ka njohur, Sokol Sanxhaktari dhe Florian Lamçe, sqaron se kishin kohë që nuk vinin në lokalin e tij./ panorama

g.kosovari

Next Post
Gjithçka rreth kufirit detar me Greqinë: Si lindi debati, e vërteta e zgjerimit me 12 milje dhe pse nuk gjen zbatim me Shqipërinë. Pse u ndërprenë negociatat

Gjithçka rreth kufirit detar me Greqinë: Si lindi debati, e vërteta e zgjerimit me 12 milje dhe pse nuk gjen zbatim me Shqipërinë. Pse u ndërprenë negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com