• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Floriani 18 vjeç, në burg ka gjetur qiriun

by Frrok Çupi
02/01/2023 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Në të gjitha shkrimet dhe thëniet mbi Florin, kudo shkruhet ‘djali 17 vjeçar’ sot e kësaj dite. 17 vjeç Flori ishte para një viti, ditën kur ‘iu fik qiriu’ i jetës. Por prapë i thonë ’17 vjeç’. Për të gjithë të tjerët, koha e Florit ka ngrirë aty ku ndodhi ngjarja: kur mori armën dhe vrau për babanë.

Ndërsa për Florin koha e tij po ecën, sigurisht jo normale, por vetë Flori e ka vënë në rrugë kohën; pikë- pikë, si kërmilli. “Sa herë kam kohë, futem në dhomë dhe pikturoj’, thotë Flori për mediat. Para pak ditësh, në sallën e Artit dhe Komunikimit në selinë e qeverisë, u hap një ekspozitë me veprat e Florit në pikturë.

“Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes… Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka…. Kam gabuar dhe jam penduar, Unë do të vazhdoj shkollën dhe pikturën”, ka thënë Floriani.

Tani Floriani ecën me shpejtësinë e kërmijve, por nuk i ngrin koha kurrë. Ai nxiton- me të tijën,- por nxiton brenda mureve të burgut, pa mundur ta shpenzojë gjithë kohën e vlefshme. Jo vetëm pse është 18 vjeç e njerëzit e quajnë prapë ’17 vjeçar’, por Flori nuk e ngrin kohën.

Madje filozofia e tij është që ta kthejë në mundësi edhe kohën e kaluar. Ai ka në dispozicion disa ‘vlera’ nga izolimi që të tjerët nuk i kanë. Duket si paradoks, por kështu është. As Flori nuk ka dashur t’i ketë vlerat e izolimit, por ka mundur t’i kthejë në favor të artit të tij të pikturës.

Pamfletet e përpjekjeve të disa autorëve për ‘kthimin e kohës’ së kaluar, në fakt nuk hyjnë shumë në punë; Flori ‘gia’ i ka të realizuara përpjekjet.

Për shembull, këshillat thonë se që të fitosh kohë, mos e kontrollo Email-in që në mëngjes. Sepse kjo ju shpërqendron që ta filloni ditën në mënyrë të fokusuar te diçka. Flori nuk ka email aty ku ndodhet- në izolim; edhe objektin e ka të fiksuar- pikturën; ngrihet e u afrohet ngjyrave mëngjes për mëngjes.

Për shembull, sipas këshillave të sociologëve, një djalosh i moshës së Florit duhet që fillimisht të vendosë prioritetet kryesore të ditës. Flori e ka më të thjeshtën, ai nuk ka shumë prioritete, ka vetëm pikturën aty në izolim, dhe ka një motër në liri. Pas vrasjes së babait, e ëma menjëherë vrau veten dhe Flori mbeti jetim kur ishte vetëm 4 vjeç.

Edhe këshilla që ‘kush ka vullnet të kthejë kohën e humbur’, duhet që qysh në orën e parë të ditës ta nisë me diçka kreative-, edhe këtë Floriani e ka të zgjidhur si më i miri në botë: E nis ditën aty ku edhe ka ëndërruar gjithë kohës në izolim- te piktura…

Në pikturat e Florianit, që dallohen për mrekullinë e plastikës dhe të karaktereve, shkrihen të dy kohët- edhe ajo që kaloi para syve të djaloshit në fëmijërinë e hershme, por edhe koha që vjen.

Motivi më i gjetur në pikturën e Florian Përvathit, djali 18 vjeç, është qiriu. Në gjashtë piktura që arriti gjatë një kohe të caktuar, dy prej tyre kanë një qiri të ndezur. Ai është një artist i përmasave të mëdha, qoftë edhe duke parë dritëzën e qiriut: Është një dritë që dridhet, aq delikate sa të zë frika se po shuhet, por është një dritë në atë mjedis gjysmë të errët. Në njërën prej pikturave me qirinj, Flori vetë ka shtrirë duart rreth qiriut, ndërsa në pikturën tjetër- qiriu ndriçon edhe disa trupa të tjerë, ndoshta moshatarë.

Në të dyja, Flori ka gjetur dritën që do të ndjekë: Qiriu është më i vjetri, më i sigurti, më në dorë të njeriut dhe më i përdoruri për ndriçim nga prindërit dhe gjyshërit e tij.

Flori lëviz mes portreteve të mëdha; të mëdha për nga mendimi dhe mesazhi. Në një prej tyre është vetë ky, por i rritur sa babai i tij. Edhe tiparet e fytyrës janë të ashpra, shumë të thella e mbresëlënëse- si edhe jeta e tij e shkrirë në jetën e të atit…, ose si portreti i të atit i shkrirë në fytyrën e tij… Pastaj burra heroikë, deri te ngjasimet me Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Asgjë nuk është si e dikujt tjetër.

Next Post
Dëshmia/ Vajza e manjatit rus mund të ‘fundosë’ jo vetëm Andrew Tate: I ka trajnuar vajzat që të filmojnë klientët e pushtetshëm

Dëshmia/ Vajza e manjatit rus mund të 'fundosë' jo vetëm Andrew Tate: I ka trajnuar vajzat që të filmojnë klientët e pushtetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

November 6, 2026
Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

November 6, 2026
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

November 6, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

November 6, 2026
Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

November 6, 2026
Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

November 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuajë

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuajë

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In