Moderatorja e dashur e “Jo vetëm modë”, Floriana Garo ka rrëfyer disa të reja nga jeta e saj private.
Në një intervistë të fundit për InTV përballë kolegut, Drini Zeqo (krah të cilit ka realizuar edhe spote e sete fotografike), Floriana ka rrëfyer se ka plan të martohet. “Planet e mia për martesë?
Mund të them se martesa ime do të jetë e afërt”, ka thënë në një shkëmbim pyetjesh me kolegun Zeqo. Mbetet për tani për tu zbuluar se cilin do të lidhë kurorë bukuroshja Floriana Garo.