• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Floriana Garo flet për muajt e shtatzënisë dhe për emrin e vajzës!

by Java News
02/02/2018 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni i sotëm i mëngjesit, “Chaud Patate” në Energy Radio, ishte më i ëmbël se kurrë.

U fol për shtatzëni dhe beba. E kush mund të flistë me më shumë ëmbëlsi për këtë temë, përveç Floriana Garos?

Ish moderatorja e “Jo vetëm mode” ndau disa nga momentet më të bukura të shtatzënisë dhe emocionet që po kalonte pak para lindjes. Ajo foli gjithashtu dhe për punën e re, përkujdesjen e partnerit dhe përshtatjen me jetën e re në Zvicër.

“E kisha të vështirë të përshtatesha, por ishte një përshtatje e bukur, sepse kam qënë e zënë me punë, mësimin e gjuhës, njohjen e njerzve të rinj dhe çdo gjëje që më rrethon.”,- tha Floriana.

Megjithatë, kurioziteti moderatorëve qëndronte tek puna në zyrë për të cilën është përfolur kaq shumë nëpër mediat rozë.

“Po është punë e mirëfilltë në zyrë. Unë tashmë jam administratore e një Busness Center-i dhe jemi në prag të lançimit bashkë me dy partnerë të tjerë, ku pjesë e ortakëve është dhe im shoq, mirëpo unë jam ajo menaxherja.”– tha me të qeshur moderatorja bukuroshe.

Ndërsa për ekranin, Floriana u shpreh se e ka marrë malli, por për momentin përparsi ka vajza, megjithatë nuk përjashtoi një mundësi kthimi më vonë.
“Do lindi bebi njëherë. Unë jam në prag lindje dhe s’mund të kthehem tani, por që dhe mua më ka marrë malli për ekranin. Mbase në të ardhmen dhe mund të rikthehem. Nuk i dihet. Nuk mund të them si, por jam e hapur për çdo mundësi që mund të më ofrohet.”,- tha ajo.

Ish miss-i tregoi dhe disa detaje për emrin e vajzës: “Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindi. Nuk është emër tamam shqiptar, por ka tingëllim shqiptar dhe që mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra. Një ditë po kërkoja emra në internet dhe ngela te ky emër. Pasi i zbulova mirë domedhënien, pasi për mua ishte e rëndësishme një domethenie, e vendosëm. Ndërsa për dhomën, me thënë të drejtën nuk e kam bërë gati plotësisht, por kam idenë se si fillim do ta mbaj afër meje. Jam shumë shqiptare për këtë gjë.”
Po bashkëshorti i Florianës si po e pret vajzën? A është një bashkëshort i përkushtuar?

A donte dhe ai djalë si shumica e burrave në Shqipëri?
“Enisi është shumë i angazhuar me punë dhe shpeshherë e diskutojmë sepse unë jam dhe vetë natyrë karrieriste dhe e kuptoj dhe e vlerësoj. Por, prapë duhet krijuar ajo balanca në familje dhe shpeshherë i tëherq vemendje e i them “Hej se nuk do jemi më vetëm ne, kështu që duhet ajo koha për familjen”. Besojmë se do ta arrijmë, sepse ne kohën për punën dhe për njëri-tjetrin e kemi se nuk jemi shumë të shpërndarë. Enisi e ka patur. E donte djalë dhe ai, se është tipik shqiptar në disa gjëra. E donte djalë sepse meshkujt e kanë këtë që duan që me djalin e tyre të bëjnë ato aktivitetet mashkullore, por tani po e përjeton faktin që do të bëhet me vajzë. Pyet gjithmonë: Si ka qenë goca? Ka lëvizur?”,- tha duke qeshur moderatorja.

Ndërsa për prindërit e saj Floriana tha: “Prindërit e mi me zor po e presin, por janë në Amerikë dhe nuk ndihen mirë që janë aq larg. Megjithatë do të vijnë pak para se unë të lind dhe do t’i kem afër dhe pse ne flasim çdo ditë dhe mami më jep ato këshillat e saj, se është gjinekologe dhe shqetësohet e është në ankth. Por, duhet ta them se jam me fat pasi kam pasur një shtazëni të mbarë deri tani të paktën pa shqetësime të mëdha.”
Dhe në fund intervista u kthye në të qeshura. Floriana u pyet nëse dhe ajo flet me vajzën në bark siç bëjnë shumë gra shtatzënë, por përgjigjen e saj nuk e prisnim.
“Me thënë të drejtën nuk jam kujdesur dhe aq shumë. Ka momente që dhe i flas, por me duket pak e çuditshme. Ndonjëherë i them, kur kam pasur ndonjë problem hormonal ose me lëkurën: E po po, po e mërzit mamin kështu.”,– tha duke qeshur Floriana.

Next Post
Pentagoni e pranon: Rusët s’janë tërhequr nga Siria

ANALIZA/ Cinizmi në Siri, konfrontimi SHBA-Turqi që pritet me kënaqësi nga Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In