Deputetja e PDK-së, Flora Brovina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Gjykatën Speciale dhe është kundër themelimit të saj nga Kuvendi i Kosovës.
Brovina ka thënë se nesër nuk do të votojë pro themelimit të Gjykatës Speciale.
“Do të abstenoj ose do të jem kundër”, ka thënë Flora Brovina, për Gazetën Express.
Por, pse s’ka ndryshuar qëndrimin ndaj kësaj Gjykate pavarësisht thirrjeve të Liderit të PDK-së?
Ish-e burgosura politike jep shpjegimet.
“Kjo Gjykatë është e tepërt sepse ka qenë Haga, UNMIK-u dhe EULEX-i. Me themelimin e kësaj Gjykate neve po na vihet një barrë sikur luftërat në ish-Jugosllavi i kemi bërë ne”, ka shpjeguar ajo.
Sipas saj, kriminelët duhet të dënohen kudo që ndodhen ata, por s’e ka thënë se s’duhet të themelohen gjykata njëetnike.









