• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flor Binaj: Politikanët, aktorë banalë, për 28 vite do ishim bërë Monte Karlo

by Java News
01/02/2019 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shfaqja” e një dite më parë në parlamentin e Shqipërisë ka shkaktuar jo pak kritika nga publiku i gjerë. Por veç qytetarëve edhe aktorët e humorit, ata që shpesh imitojnë politikën, duket se janë të indinjuar nga qëndrimi i ligjvënësve në kuvend. I tillë ishte dhe reagimi i Florjan Binaj, një prej aktorëve më të njohur të spektaklit të famshëm të humorit “Portokalli” i cili tha se madje ndjehet fajtor për votën e dhënë ndaj klasës politike ndër vite.

“Realisht ajo që ishte dje ishte një shfaqje e turpshme, që mua më vjen turp që lekët e taksapaguesve shkojnë për ata njerëz që bëjnë shfaqje të tilla në vend që të merren me popullit dhe hallet e tij. Është për të ardhur jashtëzakonisht keq. Unë ndjehem fajtor që aq sa kam kontribuar me votën time, megjithëse kam 3 zgjedhje që…(nuk votoj). Unë përpiqem në Portokalli që tja zhvesh atë guaskën që ata i vënë vetes së tyre. Nuk janë aktorë më të mirë, janë aktorë më banalë, shumë banalë, jashtëzakonisht banalë”, tha Binaj.

I pyetur ndërkaq se çfarë e zhgënjen më shumë në realitetin shqiptar, Binaj tha se thuajse gjithçka dhe fajin për këtë e kanë pikërisht ata që kanë keqqeverisur vendin.

“Gjithçka, ne mund të ishim bërë për 28 vjet nuk e di, Monte Karlo. Saranda mund të ishte bërë Monte Karlo, Durrësi mund të ishte bërë, Shkodra po ashtu. Nuk na mungon asgjë. Ne kemi resurse natyrore pafund dhe është tipike që vendet që kanë resurse janë më të varfra se ato që nuk kanë. Dhe kjo ka ndodhur se këtu cddo gjë shitet, edhe jeta jonë shitet. Jemi keqqeverisur pafund. Ata që kanë ardhur pas viteve 90, por edhe ata përpara, nuk kanë patur për asnjë moment dëshirën për ta bërë këtë vend. Prandaj ne jemi këtu, dhe themi kur do bëhet, nuk do bëhet ky vend”, theksoi ai.

Duket se zhgënjimi i Binaj me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria është aq i madh saqë aktori, pavarësisht suksesit që po përjeton veçanërisht vitet e fundit, e pranoi hapur se e ka menduar largimin.

Nese gjërat vazhdojnë me këtë hap që kanë nisur, nuk do jetë e largët që unë mendoj largimin sepse nuk mendoj më për veten time por për fëmijët. Ku do rriten fëmijët e mi? Nëse unë u mësoj atyre çfarë është nderi, respekti, ndfërgjegja, janë gjëra që nuk pijmë më ujë në këtë realitet. Në këtë realitet janë më të famshëm dhe vlerësohen ata që vjedhin, fëmijët e vjedhësve etj me radhë se sa ndershmëria. Pra a ja vlen që të unë ti krijoj zhgënjime fëmijës tim në të ardhmen. Kështuqë më mirë diku duke qëruar patate apo qepë, se sa këtu. Dhe fëmijët e mi të rriten në një vend ku vlerësohen vlerat se sa në një vend ku nuk hyn ai që e meriton por ai i atij, asaj, një mik që na do të mirën. E mendoj vërtetë”, deklaroi Binaj. 

/a.meta

Next Post
“Sheriat në Shqipëri”, pretendimet e deputetit holandez hidhen poshtë nga kolegët e tij

"Sheriat në Shqipëri", pretendimet e deputetit holandez hidhen poshtë nga kolegët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com