• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Flluska hipokrite e politikës, humnera e saj me shoqërinë

by Lorenc Vangjeli
10/11/2025 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Pakkush e dinte se në Shqipëri kishte zgjedhje të parakohshme lokale në pesë qytete. Madje edhe vetë vlonjatët, beratasit, tepelenasit, matjanët apo zgjedhësit e Cërrikut, nuk patën pikën e interesit për to. Në rreth 350 mijë votues të regjistruar, në total në kuti përfunduan vetëm rreth 2 nga dhjetë votat e pritshme. Në Vlorë ishte edhe më qamet, pothuaj vetëm një votues në dhjetë shkoi të votojë. Rekordi tjetër i çuditshëm ishte se nën siglën e partisë kryesore të opozitës, Partisë Demokratike, nuk garonte asnjë rival. Tre vjet më parë, fraksioni i doktor Berishës, pikërisht se mposhti siglën zyrtare të PD-së, u rikthye në kontrolluese të paketës së pushtetit brenda në parti. Kësaj here e fshehu partinë mbas kandidatëve të pavarur, si për t’u dëshmuar e pavarur nga ambicja për t’u rikthyer në pushtet.

Ky pothuaj sondazh zyrtar, me një kampion jashtëzakonisht të gjerë, jep disa shpjegime të hidhura për humorin gjithmonë e më gri të shoqërisë shqiptare. Shënjon diferencën e jashtëzakonshme, më të gjerë se një humnerë dhe më dëshpëruese se një vaki të shoqërisë nga klasa politike që e përfaqëson. Përcakton distancën mes asaj që pritet, asaj që duhet dhe asaj çfarë premtohet rregullisht me copy paste nga ata që kërkojnë të votohen. Dhe është një dëshmi tronditëse e refuzimit gjithmonë e më masiv të një kaste të instaluar në pushtetin qëndror, në qeverisjen e opozitës, në majën e administratës së lartë dhe në pushtet lokal. Publiku po jep sinjale të qarta se po identifikon një PS të rrënuar nga skandalet dhe konfliktet e brendshme të heshtura, një PD të atrofizuar dhe parti të reja që të tilla kanë vetëm siglat. Zgjedhjet e kësaj jave dëshmuan neverinë nga politika dhe bindjen e publikut se nuk mund të presë zgjidhje nga politika. Sidomos nga ajo pjesë e politikës, më shumë e majtë, por dhe e një kaste të caktuar në të djathtë, që është shndërruar prej vitesh në biznesin më fitimprurës në vend. Ky mutacion njerëzor, me zero shpenzime, zero taksa, shpesh edhe me zero aftësi vetjake, është simbol i suksesit në Shqipërinë e sotme.

Nuk ka pothuaj asnjë garë publike që të mos jetë e infektuar nga dyshimi, që të mos konsiderohet e trukuar nga prapamendimet e parapërcaktimet. Që të mos diktohet nga arroganca dhe makutëria. Banka Botërore specifikon se mbi dhjetë përqind e buxheteve shtetërore në vendet si Shqipëria, përfundojnë në xhepat e zyrtarëve dhe bizneseve të lidhura me ta. Në Shqipëri kjo shifër me gjasë mund të jetë edhe më e lartë.

E shoqëruar kjo me nivelin ende shumë të lartë të varfërisë relative dhe absolute në vend, me diferencën e frikshme me standartin e jetesës në mesataren e Bashkimit Evropian dhe krijimin e konsolidimin e një shtrese super të pasur që përfiton nga politika, trauma e qytetarit është dëshpëruese. Por e shkëputur krejtësisht nga realiteti ose nga jeta në një flluskë hipokrizie ku politika ka futur veten, klasa politike nuk ka kuptuar se ajo vetë është e burgosura e luksit në Shqipëri. Qoftë edhe pse gjithçka mund të jetë e përkohshme dhe që fundi mund të vijë nga gjurmët e pafundme që kanë lënë, nga demonstrimi arrogant i stilit të jetesës, nga mënyrat naive të vjedhjes dhe nga trokitja në derë nga SPAK-u që tashmë nuk po ndruhet përpara asnjë dere.

Tentativat që përpiqen të adresojnë betejën kinse politike mes të majtës jo ideologjike dhe të djathtës së denatyruar si hallin kryesor të ditës, në fakt vetëm sa maskojnë tensionin e jashtëzakonshëm, stresin e frikshëm dhe energjinë prej suste të mbledhur të shoqërisë shqiptare. Që si rregull, reagimin nuk e ka logjik e të përditshëm, por jo proporcional, të aty përatyshëm dhe emocional kur ai ndodh. Viti i largët 1991, 1997-a apo shfryrjet e forta në 2005 e 2013 me zgjedhje, janë një miks që mund të përziehet sërish.

Historia e këtyre tre dekadave e ca pluralizëm ka dëshmuar atë që historia në Evropë e ka shkruar shpesh në mënyrë shumë të përgjakshme deri në shekullin e shkuar. Revolucionin e bëjnë turmat, por si rregull në krye të tij dalin maskarenjtë. Në Shqipëri, kur zgjidhjet politike mungojnë dhe përmenden armët, siç bëjnë disa skifterë publikë, ato drejtohen vetëm ndaj fqinjit për inate të vjetra. Asnjëherë ndaj fajtorëve. Dhe për Evropën që zgjidhjet i kërkon vetëm brenda sistemit, ky është një debat i tejshkuar. Dhe nuk është kurrsesi zgjidhje problemi, por shndërrohet në problem që duhet zgjidhur. Jo revolucioni, por evolucioni që mund të vijë nga një pakicë më e ndriçuar është formula që jep zgjidhje. Por kjo gjë nuk ndodh nesër. Në Evropë ai ka qenë një proces që ka zgjatur me shekuj dhe ka kaluar vërtet nëpër revolucione. Në Shqipëri do të vonojë, por megjithatë do të vijë një ditë. Në çastin kur mëkatarët do të kuptojnë se nuk ka dritë në qeli, se brenda saj nata është më e errët dhe se nuk ka mjerim më të madh se të kujtosh kohën e lumtur kur ke rënë në fatkeqësi! Në thelb, bota nuk ka ndryshuar shumë që nga ky paralajmërim i frikshëm i Dante Aligerit në Ferrin e tij. Në botën reale, parajsa edhe nëse ekziston, nuk është e përhershme, por vetëm një trill i përkohshëm i fatit.

Next Post
Studim i ri: Nuk ka lidhje mes paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe rrezikut për autizëm te fëmijët

Studim i ri: Nuk ka lidhje mes paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe rrezikut për autizëm te fëmijët

Comments 1

  1. Afrodhiti says:
    1 month ago

    Lorenc o bijë, ke harruar se Sali Berisha, është medemek një ish-anetar i PPSH, bile edhe sekretar partie, dhe duke qenë me këtë eksperiencë, ka kopjuar pikë më pikë, manovrat politike të partisë komuniste që ka pas aderuar, e cila deribë fund të vitit 1948, ishte e “fshehur” mbas frontit demokratik, sepse medemek, ishim demokratë kundrejtë perëndimit, dhe jo komunistë….
    E njejta gjë edhe nga Saliu yt.
    Bëji të fala Lenckë.

    Reply

Leave a Reply to Afrodhiti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In