• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Flija me 12 gra në muaj”/ Nënsekretari italian i Kulturës: Kam shkuar me 1500 gra, Berlusconi ishte një hiç para meje

by Java News
04/07/2023 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vittorio Sgarbi, nensekretari i Kulturës në qeverinë e re italiane të kryeministres Giorgia Meloni ka shtangur të pranishmit në një konferencë në Romë, teksa nisi t’u referohej femrave me terma nënçmues dhe lavdëroi organin e tij gjenital.

Konferenca u mbajt muajin e kaluar në muzeun kombëtar të artit bashkëkohor të kryeqytetit italian, por pamjet e komenteve seksite të Sgarbit sapo kanë dalë në publik.

71-vjeçari është thirrur të japë dorëheqjen pasi në videon e bërë virale deklaron se ka fjetur me 1500 gra.

“Unë nuk kam një kalkulator për penisin, kështu që nuk e di. Mund të vlerësoj mesatarisht tre në muaj dhe kur kam qenë aktiv ishte edhe nëntë, ose dymbëdhjetë në muaj. Kështu që 1500, minimumi“, pohoi ai.

Sgarbi po ashtu ka shkaktuar zemërim pasi ka përdorur gjuhë mizogjene gjatë fjalës së tij në galerinë e artit.

Në video, ai mburret se ka fjetur me 9 gra në muaj dhe lavdëron penisin e tij si një organ i zgjuar, por pranoi se nuk e dinte numrin e saktë të femrave që shkon pasi nuk ka matës penisi.

Në një moment, Sgarbi merr një telefonatë në skenë dhe ai shpërthen: “Kush je ti?”.

Ministri i ri pohoi gjithashtu se Berluskoni, i cili vdiq pak më shumë se një javë para ngjarjes, kishte fjetur me ‘më pak se 100 gra’ në jetën e tij, diçka që Sgarbi e përshkroi si një tragjedi.

Publikimi i videos 45 minuta të gjatë nga La Repubblica, shkaktoi kritika nga politikanët italianë, me partinë e opozitës “Pesë Yjet” e Italisë që bëri thirrje për dorëheqjen e Sgarbit nga qeveria.

Ata thanë se komentet e tij ishin seksiste, ndërsa lideri politik centrist Carlo Calenda e quajti Sgarbin një ‘turp’./m.j

Next Post
Deputeti i Berishës i pezmatuar: Edi Rama na trajton si kulakë, privatizoi vizitën e Clinton dhe s’na ftoi në ceremoni

Deputeti i Berishës i pezmatuar: Edi Rama na trajton si kulakë, privatizoi vizitën e Clinton dhe s'na ftoi në ceremoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

February 25, 2026
Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In