• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Flet zyrtari i kompanisë që ka kontraktuar Qeveria për dy satelitët: Çfarë funksioni do të kryejnë dhe sa do i vijnë në ndihmë Shqipërisë

by Java News
15/01/2023 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Matt Tirman, Drejtor për marrëdhëniet tregtare i ‘Satellogic’ kompania amerikane qe ka kontraktuar qeveria shqiptare për 2 satelitët në hapësirë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.

Ai tregoi se kush ka financuar për satelitët, çfarë funksioni do të kryejnë satelitët dhe sa do i vijnë në ndihmë Shqipërisë.

Intervista e plotë:

Pyetje: Qeveria shqiptare e ka financuar e vetme ndërtimin dhe dërgimin në hapësirë të dy satelitëve, apo jo?

Matt Tirman: Po qeveria shqiptare ka pasur një rol të rëndësishëm për nisjen e dy satelitëve. Ka financuar pjesën e marrjes së të dhënave dhe imazheve jo vetëm ndërtimin.

Pyetje: Çfarë nënkupton në kontratë termi “ka akses primar”?

Matt Tirman: Ky term do të thotë se qeveria shqiptare ka autoritetin e vetëm për marrjen e imazheve të territorit shqiptar, por edhe përtej 25 km larg kufijve shqiptar, që do të thotë asnjë satelit tjetër i yni nuk do të ketë akses për marrjen e imazheve të Shqipërisë.

Pyetje: Ku dallon shërbimi që ofron sateliti nga ai që ofron “google earth” apo shërbime të tjera të ngjashme?

Matt Tirman: Është një pyetje shumë e mirë. Google Earth dhe Google Map janë fantastike por imazhet që ato ofrojnë mund të jenë të vjetra, mund të jenë të përpara 6 muajve. Benefiti që do të marrin shqiptarët është rihartëzimi i gjithë territorit shqiptar deri në 4 herë në vit. Qeveria do të ketë kontrollin e këtyre satelitëve. Nëse ka një fatkeqësi natyrore qeveria nuk ka pse të presë që Google Earth të përditësojë imazhet e Shqipërisë, ndaj në këtë sens ka shumë përfitime.

Pyetje: Çfarë studimi ka bërë kompania që del në përfundimin se Shqipëria ka përfitim nga kjo marrëveshje? Si është bërë planifikimi për përfitimin dhe çfarë saktësisht përfitohet?

Matt Tirman: Ne kemi punuar shumë herët për të realizuar një studim lidhur me atë çfarë mund të realizonim në territorin shqiptar. Shqipëria ka një historik për hartëzimin, që është bërë më shumë për hartëzimin e zonave, janë marrë imazhe nga avionët, gjë që kushton shumë dhe nuk të jep pamje të përgjithshme të gjithë vendit. Ne jemi të aftë të ulim koston. Shqipëria do të ketë në dispozicion edhe 30 satelitë ku mund të marrë të dhëna lidhur me aspekte të tjera si, mjedisi dhe bujqësia. Këto satelitë do të jenë në dispozicion të Shqipërisë për përdorime të brendshme.

Pyetje: Sa kohë i duhet satelitit të bëjë një hartë të Shqipërisë?

Matt Tirman: Ne mund të rihartëzojmë të gjithë hapësirën e Shqipërisë në 60 ditë. Më pas këto imazhe ja dërgojmë qeverisë shqiptare në një hartë të përditësuar. Një tjetër benefit ka të bëjë me Agjensinë e Mbrojtjes Civile, e cila do të përdorë këto imazhe për nevojat e tyre.

Pyetje: Pra satelitët do të monitorojnë 24 orë Shqipërinë?

Matt Tirman: Jo domosdoshmërisht 24 orë në ditë. Me 2 satelitët ne mund të marrim imazhe çdo ditë dhe me satelitët plotësues do të marrim imazhe të tjera të të gjithë territorit. Nuk është akoma realitet vëzhgimi i Shqipërisë në çdo minutë të ditës. Urojmë që pas 5 vitesh, kompania jonë ta mundësojë këtë gjë. Ajo që do të përfitojë qeveria shqiptare është një sasi imazhesh që nuk është përfituar më parë.

Pyetje: Thatë pas 5 vitesh ne do e mundësojmë monitorimin në 24 orë, po thoni që do vazhdojë kontrata me qeverinë shqiptare edhe pas 3-vitesh?

Matt Tirman: Kompania jonë do të zgjerohet vazhdimisht, qëllimi ynë është të rihartëzojmë gjithë botën çdo ditë. Marrëveshja që kemi nënshkruar me Shqipërinë do të zgjasë 3 vjet por sigurisht që ne urojmë që të vazhdojë përtej 3-vjecarit të parashikuar.

Pyetje: Në sa minuta mund të fotografojë sateliti i Shqipërisë?

Matt Tirman: Çdo 6 orë ne do të mund të marrim imazhe të territorit shqiptar.

Pyetje: A po trajnohet stafi shqiptar dhe sa kohë parashikohet të marrë trajnimi i tyre?

Matt Tirman: Po, po trajnohen. Ne kemi trajnuar disa prej ekipit shqiptar. Kanë mësuar gjëra që lidhen me inteligjencën artificiale, me të dhënat që ofrohen.  Ky trajnim është kryer në dhjetor.

Pyetje: Sa persona janë trajnuar deri tani?

Matt Tirman: Janë trajnuar 20 zyrtarë deri tani.

Pyetje: Sa kohë merr trajnimi i tyre?

Matt Tirman: Varet, ky trajnim fillestar zgjati dy javë. Ne kemi për qëllim ti mësojmë të punojmë me pajisjet tona dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre.

Pyetje: Zyrtarët e trajnuar kanë qenë të Ministrisë së Mbrojtjes?

Matt Tirman: Kanë qenë të Ministrisë së brendshme dhe zyrtarë të  Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.

Pyetje: Kur parashikohet të nisë punën stafi dhe të kemi rezultatet e para të punës së tyre?

Matt Tirman: Puna ka filluar tashmë. Ne ju kemi dhënë akses në satelitë dhe në fund të 3-mujorit besoj që do të ndajnë me ju rezultate fantastike. Ekipi ynë po punon me stafet dhe qeverinë shqiptare. Javën e ardhshme do të takohemi me qeverinë shqiptare dhe do të sigurohemi që kanë bërë progress.

Pyetje: Rezultate e para domethënë do i kemi në Mars?

Matt Tirman: Uroj që Po, sepse ne do ju dërgojmë të dhëna vazhdimisht, por duhet ta konfirmojmë me qeverinë shqiptare. Ata do ti ndajnë këto të dhëna me ju sapo të jenë gati.

Pyetje: Kryeministri Rama ka folur me superlativa lidhur me satelitët, ka thënë që satelitët do të shërbejnë shumë mirë për luftën ndaj korrupsionit. Si do të ndihmojnë ata në këtë pikë?

Matt Tirman: Një tjetër benefit lidhur me satelitët ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, kundër krimit ndaj pronave. Mund të fotografojnë të gjithë ndërtimet pa leje në vend, të identifikojnë se ku ka shkelje lidhur me pagimin e taksave. Satelitët janë përdorur për monitorimin e kufijve, ku kanë pasur target krimet e trafikimeve.

Pyetje: Sa ka kushtuar kontrata 3-vjeçare me qeverinë shqiptare?

Matt Tirman: Çmimi total për 3-vitet e kontratës që ne kemi lidhur me qeverinë shqiptare ka kushtuar rreth 6 milion dollarë.

 

Next Post
Trafik kilometrik në Elbasan, qindra makina kthehen nga Korça pas rënies së bores së parë për 2023

Trafik kilometrik në Elbasan, qindra makina kthehen nga Korça pas rënies së bores së parë për 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

January 21, 2026
Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

January 21, 2026
“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

January 21, 2026
Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

January 21, 2026
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

January 21, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Grenlanda jonë

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In