• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Flet xhaxhai i Marigona Osmanit: Kufoma ishte në gjendje të rëndë, dukej si në filma horror

by A R
24/08/2021 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhaxhai i Marigona Osmanit, vajzës nga Ferizaj, e cila dyshohet se ndërroi jetë nga dhuna e partnerit të saj, deklaroi se atë që i akuzuari Dardan Krivaqa i kishte bërë mbesës së tij 18-vjeçare, ai nuk do të mund t’ia bënte as hasmit.

“Sot kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çka i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëja as hasmit e lëre më personit që e kam në shtrat. Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror. Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje”, deklaroi Remzi Osmani.

Megjithatë ai për Klan Kosova shprehet se si familje nuk janë të tillë që do donin që këtë dhunë ta ketë edhe Krivaqa ose dikush tjetër, por se shpreson që drejtësia të funksionojë dhe ai të marrë dënimin e merituar.

“Edhe nëse do ta lironin nga burgu nesër, prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit. Nuk është e lehtë për ne, është dhimbje e madhe ajo që na ndodhi”, shprehet xhaxhai i të ndjerës.

Po ashtu kujtoi takimin për kafe që e kishte me të ndjerën para një jave, duke thënë se gruaja e tij e kishte pyetur nëse ishte çdo gjë në rregull, por se 18-vjeçarja e kishte mohuar të kishte ndonjë problem.

“E kemi parë që diçka nuk është në rregull edhe nga mënyra se si është ulur në tavolinë dhe menjëherë e ka bërë foton për t’ia dërguar direkt burrit që me i tregu se më kë ishte”.

“Çfarë buzëqeshje ka pasur ajo më përpara, nuk ishte më e njëjtë. Ka qenë e mbyllur, e frikësuar”.

E ndjera ishte bërë bashkë me Krivaqën fillimisht pa pëlqimin e familjes së saj, por më pas ishin pajtuar.

“Para dy javësh e gjysmë jemi njoftuar me të dyshuarin dhe ia kemi uruar, na ka premtuar që do të kalojnë mirë, se janë mirë dhe se të dytë e duan njëri tjetrin, dhe aty s’kemi pasur çka të ndërhyjmë“, përfundoi xhaxhai i Marigonës.

/a.r

Next Post
Shqiptari nën efektin e narkotikëve fluturon me BMW, shmanget tragjedia në Itali

Shqiptari nën efektin e narkotikëve fluturon me BMW, shmanget tragjedia në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In