• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet Voltana Ademi: Si i kam bërë pasuritë e paluajtshme

by Java News
12/11/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka reaguar pas publikimit në Shqiptarja.com të deklaratës së saj të pasurisë, ku numëron 10 pasuri të paluajtshme si apartamente, njësi tregtare apo dhe truall.

Përmes një statusi në Facebook, Ademi pranon se disponon pasuri të konsiderueshme në emër të saj, por sqaron se i ka të trashëguara nga të parët dhe jo të vendosura nga puna e saj si kryebashkiake apo angazhimi në politikë. “Çdo pasuri e imja është e deklaruar, por ajo që është më e rëndësishme është fakti se këto pasuri i gëzoj për shkak të trashëgimisë familjare e këto i kam të faktuara me dokumentacionin përkatës si pasuri të trashëguara nga gjyshi im dhe i bashkëshortit tim. Unë e kuptoj që pushteti është mësuar të vendosë pasuri kriminale e korruptive e të njëjtën gjë pretendon t’ia faturojë kujtdo që është në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Mbetet e pakuptimtë pjesa e fyerjeve ndaj një media e cila në rastin më të mirë thjeshtë sa ka publikuar të plotë deklaratën e pasurisë dhe 10 pasuritë e palutajshme të cilat rezultojnë në emër të saj. Por me gjithë tejkalimin e etikës nga ana e Voltana Ademit e cila na quan “kazan pranë pushtetit”, Shqiptarja.com e publikon të plotë reagimin e saj, ndërsa shkrimin e botuar në numrin e sotëm të Shqiptarja.com në prit mund ta lexoni këtu.

Reagimi i plotë:

Propaganda vijon të shpikë e të servirë lajme të rreme për emrin tim.
Sot u njoha me një tjetër fake neës nga njëri prej kazanëve të pushtetit, ku më përmend mua si person që paskam përfituar 10 pasuri të paluajtëshme në kohën që jam në krye të Bashkisë së Shkodrës.
Asgjë nuk është e vërtetë.
Çdo pasuri e imja është e deklaruar, por ajo që është më e rëndësishme është fakti se këto pasuri i gëzoj për shkak të trashëgimisë familjare e këto i kam të faktuara me dokumentacionin përkatës si pasuri të trashëguara nga gjyshi im dhe i bashkëshortit tim.
Unë e kuptoj që pushteti është mësuar të vendosë pasuri kriminale e korruptive e të njëjtën gjë pretendon t’ia faturojë kujtdo që është në shërbim të qytetarëve.
Ky nuk është rasti ku pasuria është vënë përmes skemave të paligjshme por përmes trashëgimisë e ligjsmërisë
Bashkëngjitur po iu përcjell të gjitha pasuritë të cilat i kam trashëguar në mënyrë të ligjshme nga të parët e mi.
Për më tepër mund të verifikoni pranë ILDKP.
1 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi dhe znj. Jetmira Ademi: 1/3 pjesë te Apartamentit me sipërfaqe 64 (gjashtëdhjetë e katër) m2, Apartament me sipërfaqe 97 (Nëntëdhjetë e shtatë) m2, në Shkodër,
Pjesë e pronës së gjyshit tim, të ndjerit gjyshit tim Fasli Ademi, nga fabrika me e njohur e duhanit ne Shqiperi, Fabrika “Tarabosh”, pronë e familjes.
2 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, dhe të tjerë trashëgimtarë Ademi, 1/6 pjesë te Njësise tregëtare me sipërfaqe totale 77 (gjashtëdhjetë e katër) m2, Pjesë e pronës së gjyshit tim, të ndjerit gjyshit tim Fasli Ademit, nga fabrika me e njohur e duhanit ne Shqiperi, Fabrika “Tarabosh”.
3 – Në bashkëpronësi me Kydrete Ademi, Jetmira Ademi: 1/3 pjesë të Njësisë tregtare me siperfaqe totale me 116.5 m2, (pjesë e objektit të njohur ne Shkoder si ish Hotel, apo ish Fashoja- prone e ndërtuar nga gjyshi Fasli Ademi e Rexhep Ademi.
4 – Në bashkëpronesi me Kydrete Ademi, Jetmira Ademi: 1/3 pjesë të Njësisë tregtare me sipërfaqe totale 35.34 m2. Pjesë e objektit të njohur ne Shkoder si ish Hotel, apo ish “Fashoja”- prone e ndërtuar nga Fasli Ademi e Rexhep Ademi.
5 – Në bashkëpronësi me znj.Domenika Mjeda, z.Fran Mjeda dhe z.Paulin Mjeda, Shtëpi banimi me sipërfaqe 114 m2 në lagjen Arra e madhe, Shkodër. Pronë e trashëguar nga i ndjeri Nush Mjeda (vdekur në shkurt të 1977).
6 . Në bashkëpronësi me Domenika Mjeda, Fran Mjeda dhe Paulin Mjeda, Njësi tregtare me sipërfaqe 55 (pesëdhjetë e pesë) m2 në lagjen Arra e madhe. Pronë e trashëguar nga i ndjeri vjehrri im Gjon Mjeda – vdekur më 25 janar 2008).
7 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, 1/6 truall dhe objekt i ndërtuar me leje. Pjesë e pronës truall të ish Hotelit- prone e ndërtuar nga Fasli (vdekur në janar 1941) e Rexhep Ademi).
8- Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, 1/3 Pasuri tokë me sipërfaqe 410 m2. Pronë e trashëguar nga i ndjeri babai im Vehbi Ademi (vdekur më 3 Maj 2009 ).
9- Në bashkëpronësi me trashëgimtarët e Fasli e Rexhep Ademi (14 familje trashëgimtarë Ademi), 1/30 pjesë pasuri tokë me sipërfaqe rreth rreth 22000 m2 (pjesërisht e zënë forcërisht). Pronë e trashëguar nga i ndjeri gjyshi im Fasli (vdekur në janar 1941) dhe i ndjeri Rexhep Ademi.
10 – Në bashkëpronësi me trashëgimtarë Ademi, 1/24 pronë truall me sipërfaqe 300 m2. (Pronë e trashëguar nga i ndjeri babai im Vehbi Ademi (vdekur më 3 Maj 2009 ).

Next Post
A i duhet Kosovës diplomacia shqiptare?!

Shqipëri-Greqi, steka duhet të shkojë në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

October 28, 2026
Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

October 28, 2026
VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

October 28, 2026
Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

October 28, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

October 28, 2026
Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Kur do të sulmojë Trump? Zgjedhjet e nëntorit janë testi final i Iranit

October 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

October 28, 2026
Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In