• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet vjehrra pas helmimit: Rashë në tokë, ja çfarë më tha nusja pasi më dha gotën me helm

by Java News
03/07/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arjana Stafa, e cila i mbijetoi dje një tentative për vrasje, ku pas saj fshihej nusja e djalit, ka sjellë të tjera detaje lidhur me ngjarjen në fjalë.

Në një intervistë për ‘News24’ 42-vjeçarja, e cila piu dje kos brenda të cilit nusja e saj 19-vjeçare kishte hedhur helm, pohon se nuk kishte asnjë konflikt me këtë të fundit.

Në një gjendje të rënduar, Arjana shton se nusen e kishte trajtuar shumë mirë. Ajo tregoi se pasi kishte pirë kosin, kishte rënë përtokë.

“Nusja më solli gotën me kos, vinte erë e tmerrshme. Pasi e piva pak u ndjeva keq dhe rashë në tokë. E pyeta çfarë kishte bërë,nusja më tha që kishte hedhur helm. Nusja më tha se e kishte bërë për arsye personale”, tha vjehrra e tronditur.

Si ndodhi ngjarja?
Unë isha në shtëpi. I thash: “Jepi mamit një gotë kos, mu tha goja”. Më pas e pyeta, se ‘ca është kjo erë’. I thash ka erë. ‘Është erë e tmerrshme’. Pasi e piva, i thash: “Si ma bërë këtë gjë’. Unë sa piva gotën desh vdiqa. I thash ‘pije ti’. ‘Jo tha nuk e pi’ më tha. E hodhi pastaj. Rashë në krevat. Më pas erdhi djali dhe më pyeti se ça kisha. Më çuan në spital

Të tregoi nusja se të kishte hedhur helm?
Po më tregoi që më kishte hedhur helm. Më tha se kishte marrë tek babai. E më tha se ‘e bëra për arsye personale, të trupit tim’.

Kishit konflikte me nusen?
Nuk kishim asnjë konflikt. Më mirë kam mbajtur atë sesa fëmijët e mi. Si kam bërtitur njëherë. Si kam thënë kurrë asnjë llaf të keq. Kjo që më ka bërë mua ajo.

A ja fal asaj?
Jo atë që më ka bërë mua?? Gjallë në botë. Atë që më bëri mua s’kam si e fal.

NGJARJA
Denoncimi në policinë e Shijakut është bërë nga vjehrra e 19-vjeçares mëngjesin e 1 korrikut. Arjana Stafa ka deklaruar se mbrëmjen e 30-qershorit ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Durrësit me simptomat e një helmimi ushqimor. Nga analizat e kryera rezultoi se 42-vjeçarja ishte helmuar me një sasi të vogël helmi “Akravil”.

Pas trajtimit që mori në spital, ajo u kthye në banesë. Ishte nusja ajo që i tregoi vjehrrës se e kishte helmuar me ilaçin e mizave, të cilin ia kishte hedhur në gotën e kosit. E tronditur, vjehrra ka denoncuar nusen e djalit në policinë e Shijakut.

Nga ana tjetër kujtojmë se në dëshminë e saj Elda Tanushi 19-vjeç kishte deklaruar se ndaj saj kishte ofendime të vazhdueshme.

“Jam nga Dibra dhe nuk i kam bërë ende 6 muaj që jam martuar. Unë jam 19 vjeçe dhe im shoq është 20 vjeç. Sa u martuam, burri më tha që do të ikte në Greqi. Iu luta shumë të qëndronte, duke i thënë se jemi çift i ri. Qëndroi dy muaj, por prindërit e tij i thoshin: Ik, ik në Greqi se jemi fukarenj. Ai iku e më la në shtëpi me vjehrrën, me vjehrrin dhe vëllain e tij.

Vjehrra ma nxiu jetën. Më donte 24 orë në këmbë. Nuk i mjaftonte që punoja, por më ofendonte. Ajo nuk më do. Nuk më lë as të zë asnjë shoqe në fshat. Nuk bëhet fjalë për të dalë nga shtëpia. Vetëm në fushë, për të punuar tokën. Për çdo ditë sherr, për çdo punë që bëja. Unë e ndjej veten të huaj shumë në atë familje. Ma nxinë jetën”, – ka deklaruar Elda Tanushi. Nusja e re ka thënë se priste të gjente ngrohtësi te familja e burrit, por ata e kanë trajtuar shumë keq.

“E pranoj që në një çast shumë të rëndë, i hodha pak ilaç mizash vjehrrës në gotën e kosit. Kisha vendosur që të vdisja edhe vetë. Do të pija bar miu. Nuk kisha asnjë rrugëzgjidhje tjetër për të shpëtuar nga e gjitha kjo. Jeta ime nuk shtyhet më. Nuk e shtyj dot, sepse burri rri në Greqi, ndërsa unë me familjen e tij në fshat. Vjehrra më thoshte ‘ja, ne po të mbajmë, të ushqejmë dhe të veshim’. Në punë nuk bëhet fjalë të më çojnë. Më torturojnë sepse e dinë që familjen time e kam larg, në Dibër”,  ka pohuar para inspektorëve të policisë së Shijakut, 19-vjeçarja.

 

 

 

Next Post
Rrëzohet helikopteri i shpëtimit në Indonezi, vdesin të gjithë personat në bord

Rrëzohet helikopteri i shpëtimit në Indonezi, vdesin të gjithë personat në bord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com