• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet vëllai i shqiptarit që u vra për të mbrojtur shokun: Vdiq para meje! Po pres të dërgoj trupin tek prindërit në Shqipëri

by A R
29/08/2023 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar i cili u vra pasditen e së dielës në Sirolo në Itali, pasi u fut për të mbrojtur shokun e tij, ka folur për mediat italiane. Ai i shtangur nga ngjarja e rëndë me lot në sy, tha se Klajdi ishte si një baba për të. Xhuliano Bitri, 18 vjeç kërkon të rikthejë në Shqipëri trupin e 23-vjeçarit të vrarë me shtizë nga një 28-vjeçar algjerian, Fatah Melloul.

‘Prindërit tanë ende jetojnë atje. Ai ishte edhe baba për mua, bëri gjithçka për të më ndihmuar të kisha një jetë më të mirë. Dje isha me të, ai pa Danilon, një mik italian, duke u rrahur dhe tentoi ta mbronte duke i thënë atentatorit të ndalonte. Dukej se ishte qetësuar, por në vend të kësaj shkoi të merrte shtizën. I bërtita të ikte, por tjetri e goditi qëllimisht.

Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë! E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse.  Pa pasur kohë për të vënë re se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. I vrarë”.- rrëfen ai.

Për median italiane ai foli nga morgu i qytetit, ku ishte i shoqëruar nga miqtë e tij më të afërt dhe po kërkonte informacion se si të dërgojë trupin e pajetë të vëllait në Shqipëri.

“Ishim në dy makina – kujton Xhuliano i shtangur nga emocioni,- ‘Unë isha me vëllain tim dhe një person tjetër, ndërsa në tjetrin ishte një miku ynë italian me gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Së bashku, duhej të shkonim në det në Sirolo. Ishim pak mbrapa dhe, kur mbërritëm, pamë Danilon (miku italian) duke u rrahur nga algjeriani në mes të rrugës. Vëllai im kishte shumë respekt për Danilon, pasi ai e mori për të punuar tek ai, në kuzhinën e restorantit të tij dhe vëllai im mundi të kursente para e të më merrte dhe mua me vete këtu në Itali. Prindërit tanë janë ende në Shqipëri. Ata nuk do të mund të vijnë as në Itali për të parë djalin e tyre. Tani, jam unë që ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme për ta sjellë atë në shtëpi .”- tha ai.

Xhuliano tregon se ato ishin në makinë kur panë sherrin që po ndodhte në mes të rrugës! Klajdi, tregon më tej Xhuliano, i kërkoi algjerianit që të largohej dhe gjithçka u duk sikur situata u qetësua! Por tregon më tej 18-vjeçari, algjeriani u kthyes sërish me një shtizë në dorë dhe qëlloi Klajdin,

‘Ai e qëlloi me dashje. Pasi i nguli shtizën vëllait tim në gjoks, u largua.’- tha Xhuliano Bitri.

Marrëdhënia mes Xhulianos dhe Klajdit ishte shumë e fortë.

‘Nuk ishte vetëm vëllai im. Ai ishte edhe babai im. Ai ka punuar gjithmonë dhe vetëm për të më çuar në Itali, për të gjetur një jetë më dinjitoze. Edhe kur fitonte 500 euro në muaj, sapo mbërriti në Itali, më ndau 300: për dokumentet e mia që të vija këtu të jetoja me të, në një apartament afër stacionit në Ankona. Ai u sakrifikua deri në pikën që më bëri të luaja edhe mua, të luaja në një ekip futbolli.’- tha Xhuliano.

Klajdi punonte në port, në kantieret e ndërtimit në Mattei, ku “Ai merrej me dyshemenë e varkave luksoze”. Shumë miq dhe kolegë që shkuan në morg për t’u bashkuar me vëllain e tij dhe mblidhen rreth tij duke treguar dashurinë e tyre.

‘Një djalë – thonë – që nuk ishte në gjendje të debatonte me askënd. Ai mendoi për punën dhe familjen e tij: vëllain këtu me të dhe prindërit në Shqipëri. Sigurisht – shtojnë ata – do të organizohemi për të bërë një demonstratë dhe do të kërkojmë të gjithë së bashku që drejtësia të vihet në vend për Klajdin.’- u shprehën miqtë e tij.

Një 23-vjeçar shqiptar u vra në Ankona të Italisë, pasi u godit në gjoks me një shtizë peshkimi nga një algjerian. Klajdi Bitri, ndërhyri për të shuar sherrin mes shokut të tij, dhe një algjeriani që u konfliktuan për një parakalim, por u sulmua nga 28-vjeçari i huaj i cili ra në pranga katër orë pas vrasjes.

/a.r

Next Post
Përmbytje në veriun e Italisë, shtohet rreziku nga stuhia e fortë për Lombardinë dhe Piemonten

Përmbytje në veriun e Italisë, shtohet rreziku nga stuhia e fortë për Lombardinë dhe Piemonten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së dhe kërkon dorëheqjen e Abdixhikut!

“Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!

November 3, 2026
Harta e re Territoriale, si do të ndahen paratë mes bashkive pas shtatorit 2027?

Harta e re Territoriale, si do të ndahen paratë mes bashkive pas shtatorit 2027?

November 3, 2026
Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

November 3, 2026
Ambasadorja e BE takohet me Bardhin: Në fokus rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe reformat!

Ambasadorja e BE takohet me Bardhin: Në fokus rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe reformat!

November 3, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

BE publikon nesër raportin e progresit për Shqipërinë: Përfundimi i negociatave në 2027, plotësisht i realizueshëm! Plan ambicioz dhe përparim

November 3, 2026
U vra me armë 15 vjet më parë, Prokuroria ngre akuzë ndaj të dyshuarit! Historia tragjike e Diana Kastratit, detajet e një krimi dhe misteri

U vra me armë 15 vjet më parë, Prokuroria ngre akuzë ndaj të dyshuarit! Historia tragjike e Diana Kastratit, detajet e një krimi dhe misteri

November 3, 2026
“Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore!

“Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore!

November 3, 2026
Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

November 3, 2026
Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!

Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!

November 3, 2026
Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In