• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet vëllai i 31-vjeçares që vdiq tek “Amerikani”: I bënë ndërhyrje plastike edhe pse vuante nga kanceri

by A R
31/01/2024 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës Lirida Hasalla, e cila humbi jetën pas një ndërhyrje plastike në spitalin Amerikan 2, ka treguar për Report Tv se si mjekët e futën në operacion motrën e tij edhe pse kjo e fundit vuante nga kanceri. Ai thotë se mjekët i kanë thënë motrës se nuk ka pasur rrezik nëse i nënshtrohej kësaj ndërhyrje kirurgjikale për të cilën janë paguar 4 mijë euro, sipas familjarëve. Ai thotë se motra nuk dihej të ishte futur fare në operacion pasi trupi i saj nuk e përballonte narkozën, duke qenë se prej 2 vitesh vuante nga kanceri. Ai tregon për Report Tv se motrës i ndalohej edhe të hiqte dhëmballë, apo të merrte antibiotikë pasi vuante nga kanceri në mitër. Tumori sipas familjarëve i është përhapur në 75% të trupit.

“E ndjera e kishte emrin Lirida Hasalli, 28 vjeç. Vuante nga një sëmundje kanceri dhe kurohej në Belgjikë. Vjen në Shqipëri për të bërë një vizitë te Amerikani, për të bërë një operacion për të hequr disa kile. Ajo nuk duhet të ishte operuar fare sipas mjekëve se nuk i lejohet. Duke parë edhe kartelën që ka nuk duhet ta lejojnë fare. Kishte 2 vite që kurohej. Kishte përmirësime kohët e fundit, sëmundja e tillë që nuk e lejon me bo asnjë lloj veprimi, as me heq dhëmballë, as antibiotikë asgjë. Me dëshirën e saj ka shkuar, ndoshta se ka ditë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Mjekët i kanë thënë s’ke pas rrezik. Ajo s’duhej të ishte futur fare në operim, narkozën nuk e pranon fare trupi me kancer.

Më tej, në intervistën për gazetaren Ledina Jakimi, ai tregon se pasi ka dalë nga operacioni, të nesërmen në mëngjes e motra ka kërkuar të shkojë në tualet. Këtu nuk është ndihmuar as nga infermieret e spitalit Amerikan 2 dhe është çuar vetë në këmbë për të shkuar në spital. Në këtë moment e reja ka rënë në tokë dhe ka pësuar trombozë, më pas është dërguar në reaminacion, por fatkeqësisht më pas ka humbur jetën.

Është futur nga ora 14:30-15:30 të hënën. Ka ndenjur në mbikëqyrje të mjekëve. Të nesërmen është zgjuar. Në orën 10:00 ka dashur të shkojë tualet një nga infermierët i thotë shko vetë. Në momentin që është ngritur është rrëzuar, i ka rënë trombozë. Kam familjarët që kanë shoqëruar. Pastaj u fut në sallë reanimacioni, pa ndjenja, 6 orë. Kishte marrë fund. Spitali Amerikan 2 nuk i kishte kushtet. Mjekja nuk duhej ta kishte marrë përsipër një rast të tillë. Kur sheh një kartelë të tillë që është me kancer s’duhej ta kishte pranuar fare.”, thotë Arenc Hasalla për Report Tv.

Familjarët hedhin akuza ndaj mjekes Rezarta Kapaj. Vajza u fut në operacion të hënën në orën 14:30. Familjarët hedhin akuza nga mjekes dhe spitalit Amerikan 2 se nuk i kishte kushtet. Ata thonë se 28-vjeçares nuk i bënë gjilpërë për të parandaluar trombozën.

/a.r

Next Post
Mik i Alket Rizait dhe në kërkim për vrasje, kush është shqiptari “Takis” i arrestuar në Greqi

Mik i Alket Rizait dhe në kërkim për vrasje, kush është shqiptari "Takis" i arrestuar në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In