• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet ‘Sofia’ e Zonë e Lirë: Ja marrëdhënia ime me Arian Çanin

by A R
12/05/2016 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pak javë ajo është kthyer në vajzën më të kërkuar në rrjete sociale dhe për të cilën kureshtja është e madhe.

Në çastin e parë kur Arjan Çani prezantoi ashtu si çdo të premte “Sofinë” asistenten e tij, askush nuk priste që para tre javësh imazhi i saj të ndryshonte. E në fakt “Sofia” ishte zëvendësuar nga biondja Rominë, në bukuroshen Andonia Dobi, vajza që kuriozoi të gjithë ndjekësit e emisionit “Zonë e Lirë”. 19-vjeçarja nga Gjirokastra e cila studion për bio-kimi vjen në një rrëfen ekskluziv për gazetën Express, duke rrëfyer emocionet e para të audicioneve përzgjedhëse, natën e parë të emisionit dhe marrëdhënien me Çanin paskuintave. Gjithashtu Andonia na tregon më tepër rreth jetës personale dhe përditshmërisë së saj në Gjirokastër. Përmes kësaj interviste do të keni mundësi të shihni edhe fotot e reja të “Sofisë” së Çanit” të cilat publikohen për herë të parë në gazetën Express.

 Andonia na rrëfe pak momentet e para kur mësove për audicionin në Zonë e Lirë?

Ashtu si çdo audicion tjetër që kam bërë edhe për tek “Zonë e Lirë” u ndjeva po njësoj, e sigurt në vetvete, pavarësisht se nuk e dija ca kriteresh duhet të përmbushja që të pranohesha.

Por kur u gjende përpara studiove të Klan me Arjan Çanin si tu duk e gjitha?

 Ishte eksperiencë e re dhe jam ndjer pak konfuze ditën e parë sepse mendoja se do bëja diçka të gabuar dhe nuk mund ta rregulloja sepse emisioni “Zonë e Lirë” është live.

E mendoje se do ta fitoje ti këtë audicion, kur shikoje vajzat e tjera konkurrente?

 Në momentin e paë që kam parë dhe konkurrentet e tjera isha 70% e sigurt që mund ta fitoja pasi me thanë kriteret që duhet të kishte “Sofia e re” .

Si e përjetove momentin e parë kur Çani të prezantoi në ekran?

 Momenti i parë që Çani më prezantoi ishte emocionues, kaq mund të them por me kalimin e minutave dhe të orëve u ndjeva më rehat.

 Po marrëdhënia jote me të paskuintave si është, duke qenë se jeni dhe të dy nga e njëjta zonë?

Pikërisht sepse jemi nga e njëjta zonë kuptohemi mirë dhe puna me Çanin është shumë e lehtë për shkak të tipit që ka.

 Je ndjerë ndonjëherë në siklet nga ndonjë koment i Çanit gjatë emisionit pasi ai “thumbon” herë pas here?

Asnjëherë nuk jam ndierë në siklet sepse kur merr parasysh të punosh në një format të tillë duhet t’i marrësh parasysh dhe thumbimet. Kurrë nuk ndihesh në siklet nëse e përgatit veten ku do shkosh dhe me kë do punosh.

Po me pjesën tjetër të stafit si i ke marrëdhëniet me Dj Cherryn apo me Ledion?

Të gjithë janë njerëz të cilët të imponojnë respekt, si Ledio si Cherry.

 Para pak kohësh bërë një status i cili dukej pak a shumë sikur stepeshr në këtë punë të re për shkak “të hijes” le ta quajmë kështu të vajzës që ka qenë para teje, E në fakt si ndihesh tani që do të jetë java e katërt në këtë emision?

E vërtetë kisha bërë një status por jo, nuk stepesha, thjesht po tregohesha modeste lidhur me faktin e zëvendësimit të saj, sepse deri tani kam bërë tre dalje në emision dhe kam bërë edhe gabime dhe po përpiqesha të shpjegoja se do jetë pakëz e vështirë të zëvendësoj dikë që kishte 9 vite aty.  Tani, java e katërt është duke u bërë akoma më e bukur, çdo gjë është interesante, të ftuarit, publiku dhe vetë Çani e bëjnë atë emision që të ndihesh rehat.

E ke ndjekur “Zonë e Lirë” përpara se të jesh pjesë e saj?

 Po, e kam ndjekur pothuajse gjithmonë, ashtu si të gjithë, sepse tashmë është e ditur se “Zonë e Lirë” është emisioni më i shikuar që prej vitesh.

Ke patur mjaft vëmendje mediatike këto kohë, sa të ndikuar në përditshmërinë tënde?

Përditshmëria ime ka ndryshuar vetëm në aspektin me njerëzit në rrugë apo në ambiente të ndryshme si reagime të tipit: “Po kalon “Sofia e re” apo kjo ëshë “Sofia e re”, madje më kanë ndaluar dhe në rrugë për të bërë foto, asgjë tjetër përveç këtyre.

Ti jeton në Gjirokastër, si është perceptuar e gjitha kjo në vendlindjen tënde?

 Gjirokastra dhe banuesit në të më janë shprehur se ndihen krenar që dikush nga një vend aq i vogël është përfshire në diçka të tille që ka lidhje me televizionin.

Po shoqëria si të quan tani, të etiketon si “Sofia e Çanit”?

 Po, të gjithë ,si shoqëria si njerëzit që nuk më njohin më kanë pagëzuar me atë emër, disa me shaka dhe disa sepse nuk e dinë emrin im të vertetë.

Është “Sofia” e dashuruar?

 Sofia nuk është e dashuruar.

 Në rregull “Sofia” nuk është e dashuruar po Andonia?

Unë e quaj veten Sofia tani, Sofia dhe Andonia janë një (qesh)

Në fakt nuk është hera e parë që ti mediatizohesh pasi ke realizuar sete të ndryshme fotografike si me Sonin ashtu edhe me Endrit Mërtirin, përse ke zgjedhur të jesh vajzë ekranesh dhe si je ndjerë në këto sete fotografike?

 Në setet fotografike…si me Endritin ashtu dhe me Sonin jam ndier jashtëzakonisht shumë mirë, në cdo foto të shkrepur sepse janë ata që ta lehtësojnë punën.

Gjithashtu ke qenë pjesë e klipit më të fundit të Ardian Bujupit si ishte si eksperiencë?

 Videoklipi me Ardianin dhe DjDalool ishte një eksperiencë tepër e kendshme, duhet të them që jemi argëtuar shumë dhe mendoj se kjo dallohet edhe nëse shihni videoklipin.

Duke qenë që ti tashmë je pjesë e një emisioni ku lirshmëria dhe shpesh tejkalimi janë në rend të ditës, ti vet sa “Zonë e lirë” je, cilat janë limitet e tua?

 Limite? Nuk besoj se duhet t’i quajmë limite sepse çdo emision ka fabulën e vet dhe nuk mund ta lidh me jetën time.

Përveç këtij projekti mediatik, ku do ta shohim tjetër Andonian?

 Jam duke përgatitur një projekt jashtë shtetit por për momentin nuk mund të jap më shumë detaje.

(javanews.al / a.r)

Next Post

Braçe e Spaho, sherr e sharje në Kuvend (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

July 4, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

July 4, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Gjuha dëshmon krizën e besimit mes politikës dhe shoqërisë

July 4, 2026
Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

July 4, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Paqja është rruga!

July 4, 2026
Pa akte dhune, Uashingtoni kërkon shkarkimin e Trump! Arrestohet në Capitol Hill majori i Forcave Ajrore Amerikane

Pa akte dhune, Uashingtoni kërkon shkarkimin e Trump! Arrestohet në Capitol Hill majori i Forcave Ajrore Amerikane

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

July 4, 2026
Manjani: Për idiotët që besojnë se SHBA do rrëzojë Ramën, shikoni ç’ndodhi në Iran, se keni që në ’45-n që prisni zbarkimin e “aleatëve” në Shqipëri

Po për pasojat e “revolucionit” antishtet në drejtësi, kush do negociojë?

July 4, 2026
“Mirënjohje për mbështetjen ndër vite”, Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë

“Mirënjohje për mbështetjen ndër vite”, Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë

July 4, 2026
Sot SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë! Komunizmi? Një rrezik

Sot SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë! Komunizmi? Një rrezik

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In