• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet shqiptari që vrau vajzën: Më varni që të qetësohet shpirti i vajzës…

by A R
07/01/2019 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e plotë e babait mostër nga Shqipëria që vrau të bijën në Korfuz në natën e ndërrimit të viteve. Aleko Petro i penduar për vrasjen ka kërkuar dënimin maksimal për veten e tij.

“Më varni në mes të sheshit të Korfuzit që të qetësohet shpirti i vajzës” ka thënë ai, shkruajnë mediat greke. Më pas ai ka treguar të gjithë kronologjinë, nga momenti që vajza kishte mbërritur në shtëpi me rastin e festave dhe deri kur e varrosi për të humbur gjurmët. “Më erdhi në shtëpi papritur për të më uruar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Kisha bërë bakllava dhe gurabie, hëngrëm e biseduam për familjen. Folëm normalisht. Në një moment filloi ti binte telefoni dhe ajo i tha “jam tek babi’. Zakonisht kur vinte tek unë nuk fliste por rrinte me telefon në dorë dhe dërgonte mesazhe. Vajza nuk më fliste shumë, por të paktën erdhi. Unë këtë doja të vinte se kishte gati një vit që kishte ikur nga shtëpia. Kur i ra prapë zilja e telefonit, nuk e fsheha bezdisjen time dhe i thashë: “Nuk e le tani. Po flasim, pastaj fol. Po deshe merre, nuk e kam problem”.

Atëherë sipas babait vrasës, 29-vjeçarja shpërtheu duke filluar të bërtasë dhe të shtyjë karriget dhe duke thënë: “Do të bëjë çfarë të dua. Telefoni është i imi dhe nuk dua të pyes asnjeri”. “Po nuk të thashë asgjë, pse bën kështu”, por sipas babait, vajza ka vazhduar të bërtasë. Pastaj 52-vjeçari ka rrëfyer momentin e krimit. “Për një moment u ‘nxiva’, në ato çaste nuk isha më vetvetja. Nuk shikoja asgjë më. E godita me hekur dhe pastaj ajo u hodh nga dritarja. U hodha edhe unë pas saj. Isha tjetër njeri….Edhe tani rri e mendoj se çfarë ndodhi e si e bëra”. Më tej ai ka rrëfyer se e gjeti vajzën në pjesën e pasme të oborrit të plagosur rëndë dhe të shtrirë në tokë. Ndërsa kur e pa vajza i tha: “Baba po iki, të dua shumë. Dua të më përqafosh”. “Aty i thashë – Do vi edhe unë më ty bija ime.- E mbajta të përqafuar në krahët e mi dhe më thoshte: “Kam ftohtë baba” ka treguar ai.

Në vazhdim shqiptari 52-vjeçar ka deklaruar se pastroi shtëpinë, dogji disa nga rrobat e tij dhe disa sende të vajzës. Po kështu ai hodhi telefonin e vajzës në oborrin e kumbarës së saj. Kur u pyet se pse e varrosi trupin e vajzës në oborr ai u përgjigj “Nuk doja ta lija jashtë e a hanin kafshët. E varrosa aty përkohësisht”. Gjithashtu ai theksoi se ishte aq shumë i shokuar saqë nuk mundi të merrte njeri në telefon. “Nuk dija se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë gabim në ato momente. Më morën në telefon dhe vajtja në polici. Nuk mund të flisja. Pastaj vajtëm në shtëpi”. Ai u akuzua se vrau të bijën, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri afgan, por Aleko Petro e mohon.

“Nuk dija asgjë për lidhjen e saj me djalin nga Afganistani. Ato ditë e mësova. Kisha dëgjuar diçka por nuk e dija se ku ndodhej dhe me këtë rrinte”. Madje ai ka shtuar se nuk e dinte fare se vajza e tij ishte pagëzuar në fenë e krishterë. Gjithashtu ai e ka mohuar se e kishte dhunuar edhe më parë vajzën “thjesht i bërtisja ndonjëherë kur vonohej si çdo baba“. Në fund ai ka thënë fjalët më të mira për vajzën që vrau: “Ishte e zgjuar dhe fëmijë i mirë. E merrja me vete në punë në ndërtim. Shtronte pllaka me mua më ndihmonte për çdo gjë. Ishte vajzë shumë e fortë”. 52-vjeçari e vrau të bijën e tij natën e ndërrimit të viteve. Trupi i 29- vjeçares do të transportohet nesër nga Korfuzi në Berat për tu përcjellë në banesën e fundit pas kërkesës së nënës së vajzës.

/a.rada

Next Post
“73% e personave i kanë nisur bastet që në moshën 15-vjeçare”

Të dhënat: Shqiptarët nuk kërkojnë më për baste në Google

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com