• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet shoqëruesja e rusëve që vdiqën në Qerret: Hëngrëm peshk dhe pimë raki në Ohër

by A R
21/10/2021 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur dëshmia e personit që shoqëronte 4 turistët rusë që humbën jetën në hotel “Gloria” në Kavajë. Një 30-vjeçare ukrainase, që ishte operatorja e tyre turistike ka treguar para hetuesve itenerarin e tyre në Maqedoninë e Veriut, kthimin në Shqipëri dhe ushqimet që kishin ngrënë. Maria nga Ukraina u ka treguar hetuesve me detaje orët e saj të fundit me turistët rusë.

Sipas mediave Maria, që punon si guidë turistike prej disa vitesh në Shqipëri, thotë se Sergei e Natalia Burenkov, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndri Nikita Belousov ishin shumë të kënaqur me udhëtimin dhe nuk kanë treguar asnjë shenjë shqetësimi shëndetësor apo të ndonjë natyre tjetër. Ajo ka treguar se më 15 shtator, në orën 7 të mëngjesit, familja e Sergeit, së bashku me 4 turistë të tjerë nga Rusia nga janë nisur nga Qerreti në drejtim të Ohrit, në Maqedoni. Fillimisht kanë ndaluar në një auto-grill, në dalje të Librazhdit, ku secili ka konsumuar ushqimet që kishin marrë me vete.

Pas kësaj ata kanë kaluar kufirin dhe rreth orës 13 të mesditës së të premtes janë ulur në një restorant në qendër të Ohrit. Maria ka deklaruar se të gjithë pjesëtarët e grupit kanë porositur thuajse të njëjtat ushqime- piskavica, pak peshk dhe disa prej tyre kanë marrë edhe nga një gotë raki. Ajo ka treguar se gjatë kohës që shoqëronte grupin ku ishin edhe katër turistët rusë, nuk ka dalluar ndonje shenjë që ata ishin persona që kishin varësi nga alkooli apo lëndë të tjera. Thuajse të njëjtat deklarime kanë dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore edhe 4 shtetasit e tjerë rusë, të cilët udhëtuan së bashku me familjen Burenkov.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe deri më tani ka dyshime se vdekja e tyre ka ardhur për shkak të klorit, por kjo ende nuk është verifikuar plotësisht. Kujtojmë se në fillim u tha se turistët kishin ndërruar jetë prej asfiksimit në sauna, ose konsumimit të kokainës, por këto teori u hodhën poshtë dhe deri më tani ka mbetur vetëm ajo e asfiksisë nga klori. Viktima mbetën çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

/a.r

Next Post
Çekia vendos orën policore: Të dielave gjithçka duhet të jetë e mbyllur

Vaksinimi i jep fund lockdown-it më të gjatë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekzekutua në sallën e gjyqit, sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja

Shkodra e shpalli “Dëshmor”, Shoqata e Gjyqtarëve për Kalanë: Ky është trajtimi i denjë dhe ligjor…

July 8, 2026
“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

July 8, 2026
VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

July 8, 2026
Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

July 8, 2026
Mitsotakis shmang komentet për deklaratat e Trump për Turqinë

Mitsotakis shmang komentet për deklaratat e Trump për Turqinë

July 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund, nuk dua të merrem më me ta. Janë të këqij dhe të çmendur

July 8, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit

July 8, 2026
Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

July 8, 2026
“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

July 8, 2026
Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In