Zyrtarët shtetëror janë frekuentues të shpeshtë të lokalit ku vallëzon Donjeta Kosumi. Kështu thotë një nga anëtarët e sigurimit.
Sigurimi i valltares Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi, Dibran Hoxha thotë se në lokalin ku vallëzon Kallashi, ‘Kobra City’, shkojnë njerëz të armatosur, përfshirë policë, e deri te zyrtarë qeveritarë. “Për Kallashin në “Kobra City”, kanë shkuar shumë zyrtarë shtetëror.
“Plot”, thotë Dibran Hoxha, sigurim në “Kobra City’, i pyetur nëse kanë mysafir zyrtarë qeveritarë. Ai tha se vizitorë kanë edhe nga policia e Kosovës. Policë civilë por me armë zyrtare. “Vijnë njerëzit që punojnë në institucionet e Kosovës ose mund ta themi policë civilë në mënyrë kauboji”, tha Hoxha për ‘Drejtësia në Kosovë.
“Kanë ardhë policë civilë me armë me bo qef , me pi, natën me kalu”, tha ai.









