• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet relatori i KAS, Koli Bele: Ja pse vendosëm regjistrimin e PD

by A R
20/03/2023 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i KAS Koli Bele, i cili ishte realatori që shqyrtoi ankimin e Partisë Demokratike në KAS, pasi kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi vendosi që të mos pranojë kërkesën e PD-së së Enkelejd Alibeajt për ta regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se kryekomisioneri ka mbajtur një pozicion strikt.

Ndërkohë sa i takon vendimit të KAS për të regjistruar PD-në, Bele u shpreh se është menduar se duhet lexuar në frymën e ligjit dhe se është detyrim kushtetues që të regjistrosh një subjekt politik.

“Duhet të kemi parasysh natyrën e KAS është një organ që nuk jemi gjykatë, por një organ vendimmarrje. Duhet interpretohet në mënyra të ndryshme Komisioneri ka mbajtur një qëndrim strikt duke interpretuar se për sa kohë në regjistrin e partive figuron emri i Lulzim Bashës duhet të jetë ai dhe vetëm ai që duhet të nënshkruajë në emër dhe për llogari të partisë. Biem dakord që PD prej shumë vitesh është një subjekt politik i regjistruar sipas ligjit dhe që figuron si e tillë. Ka një debat të brendshëm për lidershipin e kësaj partie i cili zhvillohet jashtë KQZ-së dhe ajo që konstaton është se ky subjekt politik ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në zgjedhje dhe në interpretimin tonë nuk i takon KQZ-së të përcaktojë se kush do të jetë individi që përfaqëson partinë. Pra është kryetari i shënuar në regjistër, por tashmë i dorëhequr, po është dhe dikush tjetër në cilësinë e nënkryetarit si person i komanduar. Dikush mund ta mirëkuptoj mbajtjen e një pozicionimi strikt të kryekomisonerit që i është përmbajtur çdo gërme. KAS ke menduar se duhet lexuar edhe përtej gërmës, duhet lexuar në frymën e ligjit. Është detyrim kushtetuese të regjistrosh një subjekt. Ligji po të ishte i lexueshëm nga palët mos të kishte shkallë ankimuese. E drejta që KAS referohet është e drejta që buron nga ligji formal dhe nga aktet nënligjore në fuqi.”- tha Bele.

Partia Demokratike do të jetë zyrtarisht pjesë e garës elektorale me kryetar Enkelejd Alibeajn. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e PD në zgjedhje duke rrëzuar Ilirjan Celibashin dhe duke pranuar deklaratën solemne me firmë të Alibeajt. Ashtu si KQZ, edhe KAS rrëzoi Berishën duke mos e legjitimuar për të regjistruar partinë e demokratëve.

Kujtojmë se Celibashi vendosi që PD të mos futej në zgjedhje pasi nuk kishte plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar.

/a.r

Next Post
Apeli i dha vulën e PD-së/ Alibeaj nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, të hënën mbledh strukturat e partisë

Alibeaj, apel Berishës: Zbato ligjin dhe liro selinë e PD, siç bëmë ne kur foli gjykata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In