• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet prokurori i Tahirit: Ekstradimi i Seitit i gabuar

by A R
31/01/2018 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekstradimi i Nezar Seitit, të cilësuar si “financieri” i grupit të Habilajve, vazhdon të jetë një temë e nxehtë për drejtësinë shqiptare.

Prokuroria e Përgjithshme, në një deklaratë ditën e premte, “fajësoi” në një farë mënyrë dy prokuroritë, atë të Krimeve të Rënda dhe të Tiranës, që nuk ishin koordinuar, sipas saj, me njëra-tjetrën për dy procedimet që kishin nisur për Seitin.

“Panorama” kontaktoi me kreun e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, lidhur me çështjen në fjalë. Hajdarmataj tha se ekstradimi i Nezar Seitit nuk duhet të ndodhte. Ai ka qenë i rezervuar me prononcimet në lidhje me rastin, i cili është subjekt i një hetimi disiplinor dhe penal, siç njoftoi edhe Prokuroria e Përgjithshme ditën e premte.

Megjithatë, Hajdarmataj thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me mungesën e informacionin për procedurat e ekstradimit të Nezar Seitit, që kishin nisur nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ai, madje, tregon se nga verifikimet që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda ditët e fundit, rezulton se vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Apelit të saj, kanë qenë të depozituara në sekretarinë e burgut “Jordan Misja”, ku qëndronte Nezar Seiti. “Jemi në një fazë analize të rastit, si nga Krimet e Rënda, ashtu edhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më vonë do të kemi një qëndrim lidhur me këtë çështje.

Nga verifikimet që kemi bërë ne si Prokurori e Krimeve të Rënda, rezulton se të dyja vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë të depozituara në burgun ku gjendej personi në fjalë. Sigurisht, që ai nuk mund të ekstradohej, por për këtë çështje do të kemi një qëndrim të mëvonshëm, pasi të përfundojë analiza”, tha Hajdarmataj, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për “Panoramën”.

Nga ana tjetër, lidhur me rastin, Prokuroria e Durrësit ka nisur me urdhër të Kryeprokurores së Përgjithshme, procedimin penal për ekstradimin e Nezar Seitit. Ky i fundit mbahej në burg si për efekt ekstradimi, ashtu edhe për llogari të Krimeve të Rënda, pasi u arrestua në operacionin e famshëm të Babicës, ku u kapën edhe 4 tonë drogë./Panorama

Next Post
VMRO ia arrin qëllimit, bllokon foltoren e Kuvendit maqedon, bllokon kryetarin e Kuvendit

Manovrat bllokuese, si mund të shmangen 35 mijë amendamentet për gjuhën shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane

Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane

September 2, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Veliaj ka mandat dhe stilolaps, por a i përdor dot?!

September 2, 2026
Dy operacione kundër kontrabandës në Gjirokastër, arrestohen 2 persona

Dy operacione kundër kontrabandës në Gjirokastër, arrestohen 2 persona

September 2, 2026
Qeni për zbulimin e drogës nxjerr zbuluar shqiptarët, çfarë u gjet në shtëpinë e tyre

Mbi 355 milionë euro pasuri të sekuestruara në Bari, gjurma e parave shkon deri në Shqipëri

September 2, 2026
Berisha në SPAK, Demaliaj: Shpura e tij u katandis si vullnetarët e Enverit! Përballë Ramës një opozitë e konsumuar

Rama, Rama të QRB!

September 2, 2026
Tentoi të ikte drejt Britanisë me armë, 42-vjeçari: E harrova në çantë pasi bëra qitje në Tropojë

Tentoi të ikte drejt Britanisë me armë, 42-vjeçari: E harrova në çantë pasi bëra qitje në Tropojë

September 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 3 Shtator 2026

September 2, 2026
Ndahet nga jeta historiani i njohur Muharrem Dezhgiu

Ndahet nga jeta historiani i njohur Muharrem Dezhgiu

September 2, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Sala konfirmon dorëheqjen: Kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare…

September 2, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

KLGJ e KLP rritën rrogat e magjistratëve, Qeveria bllokon pagesat në Thesar

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com