• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet portieri Alban Hoxha: Si u njoha me Çiljetën

by A R
30/04/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa kohësh po përhapet lajmi se biondja seksi dhe portieri i Partizanit janë duke shijuar një histori dashurie. Çiljeta dhe Albani mund të jenë çifti më i ri i showbizzit shqiptar. Janë këto zërat më të fundit lidhur me këngëtaren seksi.

Pak ditë më parë Çiljeta tha se kishte 8 muaj që ishte ndarë nga babai i fëmijës së saj, por tha se për momentin nuk kishte asnjë mashkull në jetën e saj. Mirëpo ajo është parë në shoqërinë e Alban Hoxhës kohët e fundit duke rritur dyshimet për një lidhje mes tyre. Hoxha ka përjetuar një dramë rreth një vit më parë kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë, por ndoshta edhe për të ka ardhur momenti për një jetë të re, përse jo me Çiljetën.

Faktet që shtojnë dyshimet për një lidhje të tyre janë se portieri i ka dhuruar këngëtares një fanellë që mban emrin e tij, ndërsa Çili është fotografuar në stadium duke ndjekur ndeshjen e Partizanit, për të cilin luan dhe Hoxha. Albani ka publikuar një foto në “Instagram” pranë këngëtares, duke e quajtur ‘yllin më të bukur’, kurse Çiljeta e quan ‘lali’ dhe e konsideron si ‘portierin më të mirë në botë, të preferuarin e saj’. E ftuar në “Top Show”, Çiljeta tha se nuk ka asnjë lidhje dhe se do të njoftojë nëse do të ketë ndryshime, por një gjë të tillë se ka bërë asnjëherë ndaj nuk presim ta bëjë tani. Megjithatë lajmin për një lidhje mes çiftit s’mund ta linim me kaq. Në një prononcim për “Bluetooth”, për herë të parë, Alban Hoxha ka folur për Çiljetën dhe marrëdhënien që ata të dy kanë.

“Unë dhe Çili jemi miq shumë të mirë, vetëm kaq, pjesa tjetër nuk është e vërtetë. Ne të dy jemi njohur nga fëmijët tanë. Por edhe më herët kemi pasur kontakte, duke qenë se kemi pasur miq të përbashkët”, është shprehur portieri i Partizanit. Mbetet për tu parë nëse historia e dy të rinjve mjaft simpatikë do të vijojë më tej, duke u shndërruar në një ndër çiftet më të bukur të showbizzit shqiptar. (balkanweb / a.r)

Next Post

Pashka Ortodokse, Janullatos: Është dita e daljes nga dëshpërimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In