• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet nga spitali Haxhi Lika: Më qëlloi policia, kam armë por s’e preka me dorë

by Java News
15/09/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndërkohë për fat ndodhet jashtë rrezikut për jetën në pavijon në spital, i moshuari Haxhi Lika ka treguar për atë që i ndodhi, teksa ishte në shtrat.

“Kam një armë, por nuk e preka me dorë mëngjesin e djeshëm”- ka thënë ai, sic raporton “News 24”. Ai tregon se në orët e para të mëngjesit dëgjoi një zhurmë të fortë.
“Dëgjova një zhurmë, më qëlloi policia. Nuk di pse na rrethoi policia, ne nuk kemi patur kurrë probleme me policinë ”- thotë ai, teksa tregon se nuk njeh asnje nga dy personat qe thuhet se kerkoheshin nga policia si te dyshuar per vrasje.

“Dua drejtesi, perse me qelloi policia”- tha ai.

Aksioni
Forcat RENEA u futen në fshatin Remas të Lushnjës për arrestimin e dy të kërkuarve për vrasje, por veçse nuk arritën prangosjen e tyre, në rrethana ende të paqarta, mbeti i plagosur me plumb në kokë një banor i moshuar.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 05:30, kur specialët mësynë në mënyrë të befasishme për të ushtruar kontrolle në banesat e këtij fshati. Sipas burimeve, Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se aty strehoheshin shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të dy persona me rekorde kriminale dhe autorë të dyshuar të masakrës së 11 tetorit 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe u plagosën dy të tjerë.

PLAGOSJA

Familjarët dhe banorët e fshatit akuzuan Policinë se i kishte tmerruar ata gjatë natës e për më tepër kishin qëlluar me armë zjarri, duke sjellë pasojë plagosjen e 77-vjeçarit Haxhi Lika. Familjarë të tij deklaruan se i moshuari kishte qenë në krevat kur një plumb e ka qëlluar atë. Ndërkaq, Policia bën të ditur se i moshuari nuk i është bindur thirrjes dhe ka dalë në dritare me armë në dorë. Në këto kushte, Policia ka qëlluar me armë dhe në rrethana ende të paqarta 77- vjeçari mbeti i plagosur.

“Forcat speciale RENEA, rreth orës 05:30, kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjës. Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh. Në momentin që është bërë rrethimi i banesës, konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L. nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte, Policia ka qëlluar në ajër, duke i bërë thirrje për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta, shtetasi H.L. është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit.

ma.me

Next Post
Kosovë- Serbi/ Zv.emisari i OKB: Këmbimi i territoreve, logjikë fisnore mesjetare!

Kosovë- Serbi/ Zv.emisari i OKB: Këmbimi i territoreve, logjikë fisnore mesjetare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In