• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet nga burgu Ilir Kupa: Grekët kanë vrarë edhe një shqiptar tjetër

by A R
15/08/2016 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Kupa, një prej shqiptarëve të dënuar nga drejtësia greke, por i arratisur nga burgu disa vite më parë, tregon se e njihte shqiptarin që vdiq brenda në komisariatin e Policisë greke, Pëllumb Marnikollaj, nga Lezha.

Në një lidhje telefonike për Report TV, Kupa tregon se 28-vjeçari shqiptar ishte arrestuar për një vjedhje, ndërsa ishte liruar me detyrim paraqitje.

 Sipas tij, Marnikollaj ka shkuar vetë në polici për të firmosur, ku edhe mendohet se është ushtruar dhunë fizike mbi të. Kupa shprehet i bindur se shqiptari është vrarë nga policia greke.

Kupa thekson se drejtësia greke aplikon dënime të rënda për shqiptarët në raste vjedhjesh, gjë të cilën nuk e bën për shtetasit grekë.

 “Pëllumbin e njoh nga 2008 në burgjet greke. Ai ka rënë brenda për një vjedhje. Shqiptarët për një vjedhje i dënojnë me dënime maksimale e kundërta ndodh me shtetasit grek. Ai ka qenë i liruar me kusht nga gjykata, kur ka shkuar Pëllumbi për të firmosur e kanë dhunuar. Ajo është dhunë çnjerëzore, siç është ushtruar dhe mbi mua. Fati i Pëllumbit është që u interesuan familjarët pasi do ishte si shumë shqiptarë të tjerë. Policia duhet të njoftonte ambasadën dhe familjarët”, shprehet ai.

 Ilir Kupa përmend emrin e një shqiptari të vrarë në burgjet greke, për të cilin, siç kujton ai, Policia ka thënë se vdiq për shkaqe natyrale. Ai thekson se janë mbi 100 shqiptarë të vrarë në burgjet e Greqisë.

 “Mato Thanasi është një tjetër shqiptar i vrarë në burgjet greke Për Thanasin thanë se vdiq për shkaqe natyrale, por ai ishte i shëndetshëm. Kjo situatë me shqiptarët në burgjet greke është e vazhdueshme, janë mbi 100 shqiptarë të vdekur në komisariatet greke”, thotë ai.

 Ilir Kupa shton se për këtë fakt, ka kërkuar të mos ekstradohet në burgjet greke, pasi siç shprehet ai, atje do ta vrasin.

 “U arratisëm vetëm nga dhuna çnjerëzore. Kam kërkuar mos ekstradohem në Greqi pasi për një muaj ose dy muaj do më vrisnin me gjilpërë”, përfundon ai.

Next Post

PD për vdekjen e shqiptarit në Greqi: Rast i përsëritur, Rama të reagojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

March 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

March 3, 2026
“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

March 3, 2026
Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In