• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Flet nëna e Gaz Çollakut: Im bir nuk merrej me drogë

by Java News
13/01/2016 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Përse nuk futeni brenda?! Ejani, kam kaq shumë për t’ju thënë. Dhe dua t’ju them që djali im i vetëm nuk ishte kriminel. Ai nuk merrej me trafik droge. Po të merrej me të tilla gjëra, nuk do të jetonim këtu, në një pallat të vjetër parafabrikat. Jam shumë e lënduar dhe e tronditur, pasi më vranë dritën e syve dhe akoma nuk e di të vërtetën e asaj që ndodhi”.
Kështu u shpreh dje nëna e Gazmir Çollakut, i cili u rrëmbye mbrëmjen e së mërkurës që shkoi në afërsi të portit të Durrësit nga katër persona të maskuar si policë, ndërsa mëngjesin e së enjtes u gjet i vrarë me 5 plumba në kokë në një kanal në fshatin Murqin të rrethit të Krujës.

Shtatë ditë pas rrëmbimit të 40-vjeçarit, ndalëm hapin në banesën e familjes Çollaku, një apartament në katin e katërt të një pallati parafabrikat në lagjen nr.18 (në periferi) të qytetit bregdetar.

NE SHTEPINE E FAMILJES ÇOLLAKU
Në sheshpushimin e katit të katërt të pallatit, kunati i Gazmir Çollakut priste dhe përcillte të afërm, miq, shokë dhe të njohur të viktimës, të cilët shkonin për ngushëllim. Në një moment doli në derë e ëma e Çollakut. E tronditur nga dhimbja për humbjen e djalit të vetëm si dhe lajmet e dhëna në lidhje me ngjarjen e rëndë, 60-vjeçarja tha se nuk janë të vërteta ato që janë thënë për djalin e saj.

“Përse keni thënë gjithë ato të zeza për tim bir? Ai nuk ishte biznesmen dhe nuk merrej me ato që gjëra që përfliten. Shikojeni vetë, ju dukemi gjë si biznesmenë, ne që jetojmë këtu në këtë pallat të vjetër?! Përse thoni se djali im është marrë me drogë?! E pa njeri?! E shikoni se në çfarë gjendjeje jemi ne?!” – u shpreh nëna e Gazmir Çollakut.

Ndërkaq, edhe dy motrat e viktimës tejet të zemëruara deklaruan se vëllai i tyre shikonte punën e tij dhe se nuk i ka bërë askujt keq. Nga ana tjetër, babai i 40-vjeçarit përpiqej që të qetësonte vajzat dhe bashkëshorten e tij. Kryefamiljari na përcolli deri poshtë në katin e parë, ndërsa pohoi se “asnjeri nuk ka faj”!

HETIMET
Një javë pas rrëmbimit dhe vrasjes mafioze të Gazmir Çollakut, policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve të krimit. Ndonëse janë shoqëruar dhe marrë në pyetje rreth 70 persona, përfshirë këtu edhe emra të njohur të botës së krimit, ende nuk ka një person të dyshuar për ekzekutimin e 40-vjeçarit nga Durrësi. Dy ditë më parë, policia e qytetit bregdetar deklaroi se dosja për ngjarjen e rëndë i është përcjellë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Përgjatë kësaj kohe, burime zyrtare nga policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë bërë me dije se dyshohet që vrasja e Çollakut të ketë lidhje me atentatin e ndodhur më 20 dhjetor të vitit që shkoi tek Torra, ku u ekzekutuan dy të rinjtë Ervin Kodra dhe Endi Çaushaj, dhe se të dyja ngjarjet kanë lidhje me trafikun e drogës. Do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do të hedhin dritë mbi këto dy ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Next Post

Jahjaga vijon turneun për ekonominë lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In